Quinta-feira, 21/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtim



Mos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtim

Aid el Karni

Sa herë që trupi fiton në peshë, bie fuqia shpirtërore e njeriut. Prandaj, shpesh shpëtimi fshihet në gjëra të vogla. Asketizmi, modestia në gjërat e kësaj bote, është prehje e vërtetë me të cilën Allahu i Madhërishëm e falënderon atë që dëshiron.

“Ne Tokën dhe ata që jetojnë në të do t’i trashëgojmë dhe te Ne ata do të kthehen.”[1]

Njëri prej atyre që ka qenë modest në këtë botë ka deklaruar:

Ujë, bukë të thatë dhe pak freski,
kjo është kënaqësia më e madhe në dynja.

Do të mohoja të mirat e Zotit tim,
sikur të deklaroja se jam nga të varfrit.

Njëmend, çka është kjo botë pos ujë i ftohtë, bukë e thatë dhe fresk i gjerë.
Një poet tjetër ka deklaruar:





Sikur margaritarë dhe merxhanë të binin nga qielli,
sikur argjend dhe diamante të buronin nga pusi.

Mua në jetë kothere e bukës s’më ka munguar,
e kur të vdes pa varr nuk do mbetem.

Dëshirat e mia janë mbretërore,
kurse shpirti i lirë, pa shtrëngesa.

Si të mos jem i pakënaqur me pak,
nëse me të kënaqen të gjithë të tjerët.

Këto fjalë na zbulojnë madhështinë e njerëzve të cilët kanë princip të lartë. Të tillët janë të sinqertë në sjelljet e tyre dhe të përkushtuar ndaj misionit të tyre dhe porosisë të cilën dëshirojnë ta përçojnë.

(Visited 2 times, 1 visits today)