Terça-feira, 23/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit!



Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit!

Aid el Karni

Allahu dhuron furnizim të shumtë dhe të pandërprerë. Ai është Zoti i vetëm, i Cili kujdeset për këtë dhe i Cili administron furnizimin. Tek Ai ndodhet furnizimi i të gjithë robërve.

“Kurse në qiell është furnizimi juaj dhe ajo çka ju premtohet.”[1]

Nëse njeriu jeton me këtë bindje, përse pra brengoset për furnizim dhe pikëllimi. Përse njeriu duhet të poshtërohet për disa gjësende të imta të kësaj bote dhe të jetojë në shqetësime për furnizim?!

Lavdiploti thotë:

“Në Tokë nuk ka asnjë qenie e gjallë, që Allahu nuk e ushqen. Ai e di ku do të qëndrojë secila prej tyre dhe ku do të varroset. Krejt kjo ndodhet në Librin e qartë.”[2]





“Madhëruar qoftë Allahu, krijuesi i qiejve dhe i Tokës, i Cili engjëjt me dy, tre apo katër krahë i bën emisarë; Ai asaj që e krijon i shton çka të dojë, Ai, vërtet, mund të bëjë çdo gjë. Mëshira të cilën Allahu ia dhuron njerëzve askush, pas Tij, s’mund ta dhurojë; Ai është i fortë dhe i urtë.”[3]

[1] Dhariat, 22.

[2] Hud, 6.

[3] Fatir, 1-2.

(Visited 241 times, 1 visits today)




Top