Sunday, 20/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Mos u dëshpëro dhe ia shtro vetes këto pyetje për sot, dje dhe nesër



Mos u dëshpëro dhe ia shtro vetes këto pyetje për sot, dje dhe nesër

Aid el Karni

Mbylli dyert e hekurta para së kaluarës dhe jeto çastet e të sotmes:

A duhet ta shtyj jetën momentale për shkak të shqetësimeve për të ardhmen apo për shkak të dhembjes për “kopshtin mrekullues prapa horizontit?”

A të krijoj nga jeta kujtim të hidhur për gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën dhe prej të cilave nuk ka më kurrfarë dobie?

Kur të zgjohem, a e kam planifikuar si do ta kalojë ditën e ardhshme dhe të shfrytëzoj tërësisht njëzet e katër orët që më janë dhuruar?





A kam ndonjë përfitim nga jeta nëse nuk çaj kokën për minutat e ditëve të mia?

Kur do të filloj të punoj? Javën që vjen? Nesër? Ose tani, sot?