Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos neglizho!

Mos neglizho!

Mos neglizho!

Sot është nata e 27 e këtij Ramazani. Shumica e dijetarëve islamë që te sahabët si Ibn Abbasi, Umeri, Ubejj ibn Ka’bi, Abdullah ibn Mes’udi, Hudhejfe ibn Jemani, e deri te shumica dërrmuese e tabiinëve dhe dijetarëve që vijnë më pas e deri në ditët tona janë të mendimit se nata e Kadrit nuk lëviz dhe ajo është nata e 27 e Ramazanit.

Mundohu ta kalosh këtë natë zgjuar me adhurime! Lidhu me Zotin tënd, lutju Atij, madhëroje, falënderoje dhe lavdëroje sa më shumë Atë dhe mos e harxho kohën me krijesat me fjalë, muhabete, diskutime, debate, kafe, çaj etj sepse kjo është shenja e njeriut të privuar nga mirësitë e Allahut në këtë natë.
Luteni Allahun për veten tuaj dhe për të tjerët për cdo gjë që mendoni se ka hajër.

Allahu na faltë gjynahet dhe gabimet, na forcoftë besimin, na udhëzoftë te e drejta dhe e sakta, na pastroftë dhe bashkoftë zemrat, na bëftë të sinqertë, na ruajt nga të këqijat e njerëzve dhe xhinve, na ruajt nga sëmundjet fitnet, belatë dhe fatkeqësitë, na shtoftë rrizkun, na shtoftë dijen e dobishme, na mundësoftë të bëjmë sa më shumë vepra të mira, na mundësoftë të jemi gjithnjë në shërbim të së mirës dhe na dhëntë mirësitë e kësaj bote dhe të botës tjetër.

Mos na harroni as ne në duatë tuaja

Hoxhë Mustafa Terniqi

(Visited 14 times, 1 visits today)
Top