Quinta-feira, 8/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Mos merr frymë në enë

Mos merr frymë në enë

shot of a boy drinking a glass of water

Nga Abdullah ibni Abbasi – radijallahu anhu – përcillet se i Dërguari i Allahut – sal-lallahu alejhi ve sel-lem – ka ndaluar të merret frymë a të fryhet në enë.

Hadithin e transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se hadithi është hasen-sahih.

Domethënia e hadithit

Pejgamberi – sal-lallahu alejhi ve sel-lem – ia mësoi muslimanëve rregullat e mirësjelljes, prej tyre edhe mënyrën e mirë gjatë pirjes. Kështu që, ai ndaloi të fryhet në enë dhe të merret frymë në të, për shkak se nga pirësi mund të dalë diç, e cila ndikon që ai i cili pi pas tij ta urrejë pijen dhe enën dhe për shkak se fryrja dhe frymëmarrja në pije mund ta dëmtojnë shëndetin.

Dobitë e hadithit 

1- Ndalimi nga fryrja dhe frymëmarrja në pije.

2- Kush dëshiron të marrë frymë duke pirë le ta largojë enën nga goja.

3- Shmangia nga çdo gjë që e dëmton shëndetin.

Përktheu: Jusuf Kastrati

Marrë nga libri “Hadithi”, Instituti i Mësimit të Gjuhës Arabe, Universiteti “Imam” – Riad

Tags: