Quinta-feira, 12/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

MOS I NDAL LUTJET

MOS I NDAL LUTJET

 

Zekerija, alejhi selam, ju ankua Allahut dhe i tha: “O Zoti im! Eshtrat tashmë më janë dobësuar, koka më ndriçon nga thinjat dhe asnjëherë nuk kam mbetur i zhgënjyer nga lutja ime për Ty, o Zoti im!” (Merjem: 4.)

Pastaj u lut dhe tha: “andaj, më dhuro nga ana Jote një pasardhës” (Merjem: 5.)

Dhe kishte mendim të mirë për Allahun dhe tha: “O Zoti im, bëje atë të pëlqyeshëm (për Ty)!” (Merjem: 6.)

E Allahu ia plotësoi kërkesën e tij dhe i tha: “O Zekerija, Ne po të japim lajmin e mirë” (Merjem: 7.)

Pra lutja e vazhdueshme me përulje, edhe nëse ajo zgjat me vite të tëra, bindja dhe mendimi i mirë për Allahun, të pamundërën e bëjnë të mundur, me lejen e Allahut.

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

(Visited 47 times, 1 visits today)
Top