Terça-feira, 12/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos i genjeni femijet ne kete forme

Mos i genjeni femijet ne kete forme

Nga Abdullah bin ‘Āmir (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë:

“Gjersa i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte ulur në shtëpinë tonë, më thirri nëna dhe më tha:

“Eja të të jap diç!”

I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha:

“Çfarë do t’i japësh?”

Ajo tha:

“Dua t’ia jap një hurme.”

Atëherë, i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha:

“Nëse nuk do t’i jepje asgjë, do të të shkruhej si një gënjeshtër.”

(Ahmedi 3/447, nr. 15740, Ebū Dāūdi 4/298, nr. 4991, El-Bejhekij 10/198, nr. 20628, Ed-Dijā 9/483, nr. 466, ibën Ebī Shejbe 5/236, nr. 25609 dhe El-Harāitij në “Mekārim El-Ahlāk” fq. 33. Shejh Albani e ke vlerësuar për të vërtetë në “Es-Silsile Es-Sahīha” 2/384).

Alamet dijetari Shemsul-Hakk El-‘Adhīm Abādij në “‘Aun El-Ma’būd sherh Suneni Ebī Dāūd” thotë:

“Hadithi tregon se shakat dhe gënjeshtrat që njerëzit uathonë fëmijëve kur ata qajnë, se (kinse) do t’u japin diçka apo kur ifrikësojnë nga ndonjë gjë, janë haram dhe hyjnë në sferën e gënjeshtrës.”

(Visited 42 times, 1 visits today)
Top