Segunda-feira, 20/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Mos flej mbi stomak

Mos flej mbi stomak
mos flej mbi stomak aTransmetohet se Ebu Dherri, radiallahu anhu ka thënë: ”Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, kaloi pranë meje përderisa isha i shtrirë në bark. Ai më lëvizi më shputen e tij dhe më tha: ”O Xhundeb! Me të vërtetë kjo është shtrirje e banorëve të zjarrit!” (Transmeton Ibn Maxhe)

Transmetohet nga Ebu Hurejra radiallahu anhu, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, pa një njeri duke qenë i shtrirë në stomak dhe i tha: ”Kjo është shtrirje që nuk i pëlqen Allahut të Lartësuar.” (Transmeton Tirmidhiu)

Po ashtu transmeton Ebu Hurejra se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem e pa një njeri i cili ishte shtrir në bark (stomak), e preku për ta ngritur dhe i tha: “Mos flej në këtë mënyr, sepse kjo mënyre e të fjeturit e hidhëron Allahun”

Â