Quarta-feira’, 30/9/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

MOS E VRIT VETEN

MOS E VRIT VETEN

MOS E VRIT VETEN

Të ka shkuar mendja të vetvritesh?!
Provo, hidhu në det. Do të ndodhë diçka që nuk e ke ditur: do të përpëlitesh, të luftosh për të mbijetuar, do të përpiqesh tu rezistosh dallgëve. Kjo është dëshmi se ti nuk ke dashur të vrasësh veten. Ke dashur të vrasësh dikë brenda teje, por jo veten.
Ai, të cilin ke dashur ta vrasësh brenda teje edhe mund të largohet. Fillo të mendosh mirë, shihe jetën pozitivisht. Mos mendo se je i vetmi që ke halle e probleme, e as që ato janë të pakalueshme dhe pa zgjidhje.
Fundja, ti mund të mos e dish zgjidhjen por ajo ekziston. Fol me dikë përreth teje. Me dikë të cilit i beson. Ai mund të të ofrojë një shkëndijë kah zgjidhja.
Do të kuptosh se ka arsye të jetosh.
Mos e vrit veten!

#World_Suicide_Prevention_Day
Ekrem Avdiu

 

(Visited 146 times, 1 visits today)
Top