Terça-feira, 12/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

MOS E LEJO NJË GJË TË TILLË

MOS E LEJO NJË GJË TË TILLË

thyerje
Kur njeriu bëhet si monedha me dy fytyra dhe jetën e tij e kalon duke ecur nëpër xhepat e njerëzve .. dhe kur një person me ty më herët ishte i butë papritmas e ndryshon sjelljen .. mos u mërzit shumë. Gjithmonë në raste të tilla rikujtoje se ëmbëlsirat më të mira kanë afat skadimi!

Kur të tjerët të kuptojnë në mënyrë të gabuar, mos e lodh veten të arsyetohesh dhe ta shfajësosh veten, por thjeshtë kënaqu me jetën, ai që të njeh mirë nuk gabon në të kuptuarit tënd!

Kur tjetri i jep përparësi dikujt tjetër e jo ty, mos u zemëro dhe mos e merr shumë afër zemrës, se rëndë është të bindësh çdo kënd.

Ki kujdes që kohën tënde t’ia japësh tjetrit e kjo të bie sebep që të gjithë që ishin pas teje të dalin para teje!

Të keqit nuk i mjafton shkatërrimi yt i menjëhershëm, po ai e kënaq dhe e plotëson veten me thyerjen e vazhdueshme tënde! Mos e lejo një gjë të tillë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

(Visited 60 times, 1 visits today)
Top