Domingo, 18/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos e bëni këtë, sepse vërtetë ai që e bënë këtë, ai është i ngjajshëm me shejtanin i cili rrugës e takon shejtanin femër

Mos e bëni këtë, sepse vërtetë ai që e bënë këtë, ai është i ngjajshëm me shejtanin i cili rrugës e takon shejtanin femër

NDALIMI I PËRHAPJES SË FSHEHTËSIVE MARTESORE

Secili prej bashkëshortëve e ka të ndaluar që t’i tregojë fshehtësitë lidhur me jetën e tyre seksuale.
1). I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem thotë: “Me të vërtetë në pozitën më të keqe te Allahu në ditën e gjykimit do të jenë njerëzit që kanë marrdhënie intime me gratë e tyre dhe gratë që kanë marrëdhënie me burrat e tyre, pastaj të njëjtit i tregojnë fshehtësitë e tyre.”

->(Transmetojnë Ibën Ebi Shejbe, VIII/67, Muslimi IV/157, Ahmedi, III/69, Ebu Ne’imi, Ibën Senijj, Bejhekiu, VII/193-194 prej Ebu Seid el-Hudriut.)<- 2). Transmetohet prej Esma b. Jezidit se kishgte qenë te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, derisa te ai ishin gra e burra dhe ai tha: “Ndoshta në mesin tuaj ka burra të cilët e tregojnë atë që e bëjnë me gratë e tyre, por ndoshta ka edhe gra që tregojnë atë që e bëjnë me burrat e tyre.” – Njerëzit heshtën, ndërsa unë thashë: “Po për Allahun, o i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem gratë e bëjnë këtë, por të njëjtën e bëjnë edhe burrat.” – Ai tha: “Mos e bëni këtë, sepse vërtetë ai që e bënë këtë, ai është i ngjajshëm me shejtanin i cili rrugës e takon shejtanin femër dhe me të kryen marrëdhënie, kurse njerëzitë etjerë këtë e shikojnë.” ->(E përmend Ahmedi)<

(Visited 57 times, 1 visits today)
Top