Segunda-feira, 9/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Momenti më i vështirë

Momenti më i vështirë

Ah, sa vështirë është ta mendoj momentin më të vështirë!
Po e pyesja vetveten: A thua vallë si do ta kaloj atë moment? Çfarë kam përgatitur?
Do të kaloj nëpër shumë momente të vështira, po cili do të jetë më i vështiri?
Nuk kam guxim të mendoj edhe pse e di se cili është ky moment:

Momenti kur do të ballafaqohem me Zotin tim. A thua vallë, si do të qëndroj para Krijuesit kur do ta shikoj librin e veprave të mia? Si do të bëhet fytyra ime? Si do të më duket ky moment? (Oh, Zot, sikur i tërë qielli është mbi kokën time!)

Çfarë turpi do të jetë! Po çfarë tmerri do ta kaplojë shpirtin tim, kur do ta sheh zjarrin e Xhehenemit! Sikur njerëzit po digjen në të, fillon ta akuzosh vetveten për mëkatet e bëra… Po çfarë do të mendosh tash? Zjarri i Xhehenemit po zgjerohet çdo herë e më shumë… Do të kërkon njerëz të futen në të, nuk do të ngopet asnjëherë, vetëm do të pyet: a ka më…!

Vallë, a thua si do t’i kaloj këto momente? Do të kisha pasur dëshirë të jem dhe (tokë), vetëm mos ta përjetoj atë tmerr të asaj dite!
Ah, sa tmerr do të jetë para se ta dija se për ku do të urdhërohem! A do të hidhem në zjarr të tmerrshëm apo do të kaloj nëpër Xhenet, aty ku rrjedhin lumenjtë e të kënaqem me aromën e luleve të tyre. Po sikur të më urdhërohet të hidhem në zjarr, si do ta përjetoj trupi? Jo, nuk kam guxim ta mendoj. Ah, sa vështirë ishte vetëm ta mendoj, zemra nuk pushon nga të rrahurat, po si do ta përjetoj këtë moment nuk kam guxim as ta pyes veten.
E vetmja mënyrë është ta llogariti vetveten para se të llogaritem. Tash e kam mundësinë të përmirësohem e kur të vijë ai moment nuk do të kem kurrfarë mundësie.

Të lutem, o Krijuesi im, më fal e më mëshiro, nga zjarri i Xhehenemit të lutem më largo!

Jehona Kamberi-Telqiu

(Visited 78 times, 1 visits today)
Top