Quinta-feira, 14/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Molla e kafshuar

Molla e kafshuar

Molla e kafshuar

Ajo ishte një vajzë e vogël, e pafajshme dhe gjithë nur. Në dy duart e saj mbante nga një kokërr mollë. E ëma e saj, e thirri dhe kur e pa me dy kokrra mollë në duar, i tha:”A ma jep mua njërën?” Vajza e pa në sy për disa sekonda të ëmën, mandej e kafshoi njërën nga mollët shpejt e shpejt, pastaj kafshoi dhe tjetrën. E ëma u habit nga ky gjest i të bijës dhe mendoi se ajo nuk dëshiron t’ia japë asnjërën nga mollët, prandaj dhe i kafshoi. Disi e zhgënjyer, pa folur fare i ktheu shpinën të bijës dhe u nis për në kuzhinë. E bija iu turr nga pas dhe duke i zgjatur njërën nga mollët i tha:”Mami, mere këtë se kjo qenka më e shijshme dhe më e ëmbël!” Sado përvojë dhe dije të kesh, sado më i madh se tjetri të jesh, mos u nxito ti gjykosh të tjerët, por jepu pak kohë sa ta sqarojnë qëndrimin dhe qëllimin e tyre!

(Visited 44 times, 1 visits today)
Top