Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
‘’Të marrësh frymë duket kaq e lehtë, megjithëatë kjo shenjë fillestare e jetës egziston falë ndërveprimit të shumë llojeve të atomeve në një molekulë madheshtore tepër komplekse.’’- Maks F.Perutsi, fitues i çmimit Nobel në vitin 1962 për studimin e molekulës së hemoglobinës. Asgjë tjetër nuk na vjen më natyrshëm se frymëmarrja. E megjithatë, shumë prej […]
‘’Të marrësh frymë duket kaq e lehtë, megjithëatë kjo shenjë fillestare e jetës egziston falë ndërveprimit të shumë llojeve të atomeve në një molekulë madheshtore tepër komplekse.’’- Maks F.Perutsi, fitues i çmimit Nobel në vitin 1962 për studimin e molekulës së hemoglobinës. Asgjë tjetër nuk na vjen më natyrshëm se frymëmarrja. E megjithatë, shumë prej […]
Molekula mahnitëse e hemoglobinës – një mrekulli e krijimit

‘’Të marrësh frymë duket kaq e lehtë, megjithëatë kjo shenjë fillestare e jetës egziston falë ndërveprimit të shumë llojeve të atomeve në një molekulë madheshtore tepër komplekse.’’- Maks F.Perutsi, fitues i çmimit Nobel në vitin 1962 për studimin e molekulës së hemoglobinës.
Asgjë tjetër nuk na vjen më natyrshëm se frymëmarrja. E megjithatë, shumë prej nesh zor se mendojnë për të. Por frymëmarrja nuk do të mundë të na mbante gjallë pot ë mos ishte molekula e hemoglobinës, një kryevepër molekulare komplekse e projektuar nga Allahu i Madherishëm.
Hemoglobina që është Brenda secilës prej 30 mijë miliardë rruazave tona të kuqe , çon oksigjenin nga mushkëritë në të gjithë indet e trupit. Pa hemoglobinën, do të vdisnim thuajse menjëherë.
Si arrijnë molekulat e hemoglobinës ti marrin molekulat mikroskopike të oksigjenit në kohën e duhur, t’I mbajnë në gjëndje të mirë deri në kohën e duhur dhe t’I leshojnë në kohën e duhur? Kërkohen disa veti mahnitëse inxhinierike të molekulës.
Një taksi e vogël molekulare-
Imagjinojeni çdo molekulë të hemoglobinës, në një rruzë të kuqe të gjakut, si një taksi të vogël me katër dyer vetëm për katër ,,udhëtarë,,.
Kjo taksi molekulare nuk ka nevojë për shoferë sepse udhëton brenda një rruaze të kuqe, që mundë të përshkruhet si një kontejner transporti plot me molekula hemoglobin.
Udhëtimi për një molekulë hemoglobin fillon kur rruzat e kuqe të gjakut arrijnë në hojëzat (alveolat) e mushkërive, dmth në ,,stacion,,. Kur marrim frymë dhe ajri shkon në mushkëri, numri I madh I molekulave të vogla të oksigjenit që sapo kanë mbërritur, fillojnë të kërkojnë një taksi. Këto molekula shpërndahen me shpejtësi nëpër rruzat e kuqe ,,kontejnerët,,.
Në këtë momënt dyert e taksive të hemoglobinës brenda çdo rruaze, janë të mbyllura.Megjithatë nuk kalon shumë kohë dhe një molekulë oksigjeni këmbëngulëse shtyn përmes turmës dhe hipën në një taksi hemoglobin ku zë vend.
Tani ndodhë diçka mjaftë interesante. Brenda rruzës së kuqe, molekula e hemoglobinës fillon të ndryshojë formë. Të katër ,,dyert,, e taksisë se hemoglobinës fillojnë të happen automatikisht më çë rast hipin udhëtarët e parë, dhe kjo bën të mundur që udhëtarët e mbetur të hipin më lehtë. Ky proçes ose bashkëpunim është kaq I efektshëm saqë, vetëm gjatë një frymëmarrjeje, zihen 95 përqind e ,,vendeve,, në të gjitha këto taksi brenda rruzave të kuqe. Më shumë se 250 milionë molëkula hemoglobin që ndodhen vetëm në një rruzë të kuqe, mundë të transportojnë rreth një miliardë molekula oksigjeni.
Pa vonuar, rruaza e kuqe që mban gjithë këto taksi, niset për të çuar ngarkesën e saj të çmuar të oksigjenitte indet që kanë nevojë. Por mundë të pyesni: ,,çfarë I mban atomet e oksigjenit që të mos zbresin nga rruaza e kuqe para kohe?’’.
Nuk zbresin para kohe, sepse brenda çdo molecule të hemoglobinës, molekulat e oksigjenit bashkohen me atomet e hekurit që janë në pritje. Ndoshta e keni vënë re se çfarë ndodh kur bashkohet oksigjeni me hekurin në prani të ujit. Nga kjo formohet oksidi I hekurit, ose thëhë ndryshe ndryshku. Kur hekuri ndryshket, oksigjeni izolohet përgjithmonë brenda një substance kristalore. Po atëherë si arrin molekula e hemoglobinës t’I bashkojë dhe pastaj ta ndajë hekurin nga oksigjeni në mjedisin me ujë të rruzës së kuqe, pa u formuar ndryshku?.
Një shqyrtim i hollësishëm-
Për t’iu përgjigjur pyetjes së mësipërme, le ta shohim më nga afër molekulën e hemoglobinës. Ajo përbëhët nga rreth 10.000 atome hidrogjeni, karboni, azoti, squfuri dhe oksigjeni që me kujdes janë grumbulluar përreth vetëm 4 atomeve të hekurit. Po pse kanë kaq shumë nevojë për mbështetje katër atome hekuri?.
Së pari, katër atomet e hekurit përmbajnë ngarkesë elektrike dhe duhen kontrolluar me kujdes. Këto atome të ngarkuara, që quhen jone, mundë të shkakëtojnë shumë dëme nëse shkëputen brenda rruzës së kuqe. Prandaj secila nga katër jonet e hekurit mbahet e lidhur në mes të një unaze të ngurtë e cila quhet hemi.
Së dyti, këto katër unaza janë të vendosura më kujdes në molekulën e hemoglobinës në mënyrë të atillë që molekulat e oksigjenit të mundë të bashkohen me molekulat e hekurit, kurse uji jo. Pa ujë kristalet e ndryshkut nuk mundë të formohen.
Më vete, hekuri në molekulën e hemoglobinës nuk mundë të bashkohet apo të shkëputet nga oksigjeni. Megjithatë pa katër atomet e hekurit me ngarkesë elektrike, pjesa tjetër e molekulës së hemoglobinës nuk do të mundë ta mbante oksigjenin. Vetëm kur këto jone të hekurit janë në pozicionin e duhur në molekulën e hemoglobinës, mundë të kryhet transporti I oksigjenit nëpërmjet gjakut.
Lëshimi i oksigjenit-
Kur një rruzë e kuqe e gjakut lë arteriet dhe hyn në kapilarët e hollë, thellë në indet e trupit, mjedisi përreth rruzës ndryshon. Aty është më ngrohtë se në mushkëri dhe ka më pak oksigjen dhe më shumë aciditet për shkak të dioksidit të karbomit që rrethon rruzën e kuqe. Këto kushte I sinjalizojnë molekulat e hemoglobinës, ose taksitë, brenda rruzës se është koha për të zbritur udhëtarët e çmuar, domethënë të lëshojnë oksigjenin.
Kur molekulat e oksigjenit dalin nga molekula e hemoglobinës, kjo e dyta ndryshon formë përsëri. Ky ndryshim mjafton ,,për të mbyllur dyert,, dhe për të lënë oksigjenin jashtë, atje ku ka më shumë nevojë. Mbyllja e dyerve ndihmon që hemoglobin të mos marrë me vete ndonjë molekulë oksigjeni gjhatë rrugës së kthimit për në mushkëri.
Përkundrazi, në kthim ajo merr dioksidin e karbonit.
Shumë shpejtë, rruzat e kuqe të gjakut tashmë pa oksigjen, kthehen në mushkëri, ku molekulat e hemoglobinës do të çlirojnë dioksidin e karbonit dhe do të ringarkohen me oksigjen që mbështet jetën. Ky process përsëritet mijëra e mijëra herë gjatë jetës afro katër-mujore të një rruze të kuqe gjaku.
Është e qartë, hemoglobin nuk është një molekulë e zakonshme. Ashtu siç thuhet në fillim të këtij artikulli, ajo është një molekulë madhështore tepër komplekse. Sigurishtë jemi të mahnitur dhe mirënjohës për këtë mrekulli dhe përpikmëri mikroinxhinierike të Allahut të Madhërishëm, Krijuesit tonë, falë së cilës kemi jetën!
Allahu I madhërishëm në shumë ajete të Surës Rrahman:(13,16,18,21,23,25
,, Pra,cilat dhunti(mirësi) të Zotit tuaj po i mohoni’’?!.
Kujdesuni për hemoglobinën-
Shprehja ,, mungesë hekuri në gjak,, që dëgjohet shpesh në disa vende, më saktë do të ishte: mungesë hemoglobin në gjak. Pa katër atomet bazë të hekurit në molekulën e hemoglobinës, 10.000 atomet e tjera në molekulë nuk do të funksiononin si duhet. Pra është e rëndësishme marrja e hekurit nëpërmjet ushqimeve të shëndetshme. Në tabelën e shfaqur më poshtë renditen disa ushqime të mira që përmbajnë hekur.
Përveq përdorimit të ushqimeve të pasura me hekur, duhet të ndjekim edhe këshillat e mëposhtëme:
1. Bëni rregullishtë ushtrime fizike të përshtatshme.
2. Mos pini duhan.
3. Ruhuni nga pirja passive e duhanit.
Pse janë kaq të rrezikshme cigarette dhe format e tjera të duhanit?
Sepse duhani është plot monoksid karboni, I njejti helm që çlirojnë automjetet. Monoksidi I karbonit është shkaku I vdekjeve aksidentale dhe mënyra se si vetëvriten disa njerëz. Monoksidi I karbonit bashkohet me atomet e hekurit në hemoglobin mbi 200 herë më lehtë sesa oksigjeni.
Pra tymi I cigarës me shpejtësi ndikon për keq te njeriu duke I kufizuar thithjen e oksigjenit.
Ushqimi Sasia Hekuri (mg)
Mëlqi pule 100 gr 6.5
Thjerrëza 1/2 filxhan çaji 3.3
Qiqra 1/2 filxhan çaji 2.4
Kakao 30 gr 2.2
Fasule 30 gr 2.1
Brokoli 1 kokë mesatare 2.1
Mish qure I kuq 90 gr 2
Vezë 100 gr 1.8
Rrush I thatë 1/2 filxhan çaji 1.6
Spinaq (I pagatuar) 30 gr 1.2
Patate 1 kokërr e madhe 3.2
Pershtati dhe plotesoi : Abdurrezak -MD-
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
December 8, 2017 / By M.I Si të mbetem shtatzanë – 7 Këshilla
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
August 19, 2017 / By M.I Analizat shkencore vërtetojnë se Guri i Zi ne Qabe është nga Xhenneti
August 19, 2017 / By M.I Vazelina, një krem që bën çudira për ju!
August 20, 2017 / By M.I 10 përdorime mahnitëse të pastës së dhëmbëve që nuk i keni ditur më parë
August 21, 2017 / By M.I Shpirtrat janë si ushtarët e rekrutuar…
August 21, 2017 / By M.I Antimoni (Ithmid)
August 22, 2017 / By M.I Disa këshilla të jetës së përditshme
August 22, 2017 / By M.I Zemra-vendi i së keqes dhe i së mirës