Terça-feira, 21/5/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Modestia dhe altruizmi



Modestia dhe altruizmi

Modestia dhe altruizmi…

Jeta është e shkurtë. E të gjithë ne shkojm drejt vdekjes. Dhe origjina e të gjithë neve, është nga një nënë dhe baba. Ne nuk mundemi ta falënderojm asnjëherë Allahun për mirësitë e Tija që i ka derdhur mbi neve, por Ai është që na nderon me to në vazhdimësi. Mos e ngrit veten kurr, por gjithmonë bëje të kundërtën e saj – ji modest. Përule kokën tënde para Zotit të Gjithmbarshëm dhe plotë Madhështi. Sepse ti je dhe, jeton mbi dhe dhe do të futesh në dhe. Mos i mundëso askujt të të karakterizojë si të nëvlerësuar apo të nënçmuar. Jepu të tjerëve shansin që të gëzohen me sukseset e tyre. Dhuroju atyre një interesim, popullaritet dhe modesti nga ana jote që të jesh tek ata më i dashur se sa bijtë e tyre…

Altruizëm
Përmbaju altruizmit. Nderë është të vetësakrifikohesh për të tjerët. Me të vërtet se ushqimi yt që tretet në barkun e tjetrit, është më i shijshëm dhe më i lezetshëm se sa të jetë duke u tretur në barkun tënd. Poashtu edhe ajo rroba jote e cila ka mbuluar trupin e tjetrit, shfaqë më tepër bukuri se sa të jetë duke mbuluar trupin tënd. Sakrifikoje pasurinë tënde, ushqimin tënd, kohën tënde për njerëzit. Më pas ti do të jesh më i lumturi i njerëzve!





Perktheu: Agron Islami

Shkeputje nga libri “Harta e rruges” – Dr. Aid el-Karni

(Visited 11 times, 1 visits today)




Top