Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Suksesi dhe prosperiteti në jetë është synim i çdo njeriu, varësisht nga rezoni, ambiciet, vizioni dhe mundësitë e tij; personale, familjare, shoqërore e kohore. Të jesh i suksesshëm është plotësisht normale dhe e arsyeshme, natyrisht brenda suazave dhe kufijve të së mundshmes. Njeriut i është lehtësuar ajo për çka edhe është krijuar (Muhamedi paqja […]
Suksesi dhe prosperiteti në jetë është synim i çdo njeriu, varësisht nga rezoni, ambiciet, vizioni dhe mundësitë e tij; personale, familjare, shoqërore e kohore. Të jesh i suksesshëm është plotësisht normale dhe e arsyeshme, natyrisht brenda suazave dhe kufijve të së mundshmes. Njeriut i është lehtësuar ajo për çka edhe është krijuar (Muhamedi paqja […]
Model drejt suksesit

Suksesi dhe prosperiteti në jetë është synim i çdo njeriu, varësisht nga rezoni, ambiciet, vizioni dhe mundësitë e tij; personale, familjare, shoqërore e kohore.
Të jesh i suksesshëm është plotësisht normale dhe e arsyeshme, natyrisht brenda suazave dhe kufijve të së mundshmes. Njeriut i është lehtësuar ajo për çka edhe është krijuar (Muhamedi paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të).
Kjo nuk e determinon kufizimin e punës dhe angazhimit si mekanizma të suksesit dhe perspektives, pa të cilat suksesi nuk mund të jetë i plotë, e nëse arrihet nuk mund të jetë stabil. Sot jemi dëshmitar të dinamikes enorme në çdo fushë të jetës. Andaj dituria e arritur mësohet vetëm në praktikë, ndërsa përvetësohet në përsëritje dhe zbatim.
Ndikuar nga informatat e shumta, mundësia e madhe e manipulimit me to, si dhe perspektiva jo edhe aq stabile, shumë të rinj kanë pranuar botëkuptim dhe perceptim të gabuar për shkaqet dhe arsyet e suksesit në jetë. Për këto dhe arsye tjera shpeshherë marrin rrugë të gabuar, apo edhe len ( lodhen, demoralizohen, zvetënohen) rrugën e vërtet të kërkimit të suksesit, përmes;
– punës serioze,
– vizionit të qartë,
– këmbënguljes drejt synimit,
– përfundimit të detyrave në jetë.
Padyshim se në këtë rrugë të gjatë dhe të thepisur, ndërlidhen shumë faktorë të cilët reflektojnë shkëndijat e suksesit përballë përpjekjes së njeriut.
Dihet se personalitetin e njeriut e përbëjnë cilësitë e lindura dhe ato të fituara, të dyja si elemente ngërthejnë një kompleksitet të gjerë, ato arrijnë fuqishëm të gërshetohen mes veti, nëse u ofrohet tereni dhe mundësia e tillë.
Disa faktorë dhe cilësi të cilët mund të definojnë suksesin në jetë:
a) Disa cilësi të lindura tek njeriu:
– Fuqia shpirtërore (besimi dhe besnikëria në bindje, paluhatshmëria në sfida),
– Fuqia mendore (mundësia për analizë objektive dhe interpretim të drejtë),
– Zgjuarsia, trimëria dhe bujaria,
– Psikostabiliteti (neutral i cili nuk tjetërsohet-lakohet lehtë, i drejt i durueshëm dhe esencial),
– Aftësia e adaptimit-akomodimit (formimi i qëndrimit, afiniteti në gjykime, gjeturina dhe gatishmëria etj)
– Aftësia për module alternative (krijimi i lidhjeve, krahasimi dhe ndërlidhshmëria e situatave dhe ngjarjeve).
– Vigjilenca në çdo projekt të jetës etj.
b) Disa cilësi të fituara tek njeriu:
– Eksperienca (përvoja profesionale dhe shembulli nga të tjerët),
– Refuzimi i të gabuarës ( qoftë ide, fjalë apo vepër),
– Ambicioz (idealist, vullnetar, optimist),
– Krenaria me të vërteten dhe sakrifica për hir të saj,
– Ndikues dhe i ndikueshëm (ndikues në të mirën dhe largimin nga e keqja, ndërsa i ndikueshem mbi ngjarjet dhe ndodhitë),
– Fuqia trupore, ideore dhe intelektuale,
– Aktiviteti dhe gjallëria (ndjenja e të qenit aktiv, çelës i punëve të mira, iniciativave të reja dhe projekteve të dobishme),
– Garimi për vepra të mira dhe urrejtja e atyre të ligave.
c) Disa mekanizma drejt suksesit:
– Zgjedhja e qëlluar e profesionit,
– Përcjellja e hapave të arrirë nga profesionistet,
– Kontinuiteti në punë qofshin ato të vogla,
– Përfundimi i detyrës së parashtruar,
– Qëndrimi me shoqëri aktive dhe të suksesshme,
– Aplikimi i ritualeve fetare si akumulim i energjisë shpirtërore, e cila është bazë për freski fizike,
– Zgjimi i hershëm dhe fjetja e mjaftueshme,
– Llogaritja e punës si adhurim ndaj Krijuesit (kjo e zvogëlon dukshëm egoizmin ideor dhe material),
– Fuqia e luftimit të pasionit (arrin të vepron çdoherë të kundërtën e asaj që pasioni e urdhëron),
– Plani ambicioz i punës dhe përcjellja në raport me kohën e paracaktuar,
– Përkushtimi „ me mish e me shpirt ” në punën e parashtruar,
– Kujdesi nga teprimi i qëllimshëm (në të gjitha poret e jetës),
– Vullneti për lexim-studim-hulumtim,
– Qëndrimi me njerëz të suksesshëm,
– Llogaria ditore e veprimtarisë jetësore.
d) Disa mekanizma drejt mos-suksesit:
Zgjedhja jo e qëlluar e profesionit (imponimi nga faktor subjektiv apo objektiv),
– Konsultimi me jo profesionistët, në të gjitha iniciativat e jetës
– Diskontinuiteti në punë (konfuzioni në detyrat e ngarkuara),
– Vizioni i paqartë (rruga e pa përcaktuar dhe e panjohur-pastudiuar si duhet) ,
– Qëndrimi me shoqëri pasive e defetistë,
– Abstenimi nga adhurimi dhe religjioziteti (duke rritur dozën e brendshme të frikës dhe pa sigurisë ndaj profesionit, punës dhe aktivitetit),
– Bioritmi kohor i çrregulluar (gjumi kohë e pa kohë, përdorimi i narkotikëve, alkoolit, muzikës perfide, amoralitetit etj.),
– Pakujdesia në veprime dhe teprimi i qëllimshëm (në të gjitha poret e jetës),
– Llogaritja e punës si tejkalim i kohës (kjo e zvogëlon dukshëm efikasitetin dhe përqendrimin në punë),
– Përkushtimi i dobët apo përqendrimi i shkurtër në punën e parashtruar,
– Ambiciet e vogla apo mungesa totale e tyre,
– Humbja e vullnetit për vetiniciativë dhe dekurajimi në jetë.
Te jesh i suksesshëm është plotësisht normale, e natyrshme dhe e arrirë. Asgjë nuk është e pamundshme, apo e pamundshmja nuk ekziston !?.
Vetëm se duhet:
– vullnet i çelikosur,
– përpjekje konstante dhe,
– besim i patundur në realizimin e tij !.
Mr. Rrahman FERIZI / Prishtinë.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
December 8, 2017 / By M.I Si të mbetem shtatzanë – 7 Këshilla
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
July 2, 2017 / By M.I Si hapen të tetë dyert e Xhenetit ?
July 3, 2017 / By M.I Sugjerim ne raste termetesh nga Hoxhe Elvis Naci
July 3, 2017 / By M.I Vdes Paolo Villaggio, “Fantoci” i famshëm
July 3, 2017 / By M.I TË MARRISH VENDIM ËSHTË GJË DHE TË VEPROSH ËSHTË GJË TJETËR
July 3, 2017 / By M.I Efekti i pabesueshëm që pijet energjike kanë në trupin tonë
July 3, 2017 / By M.I Ushqimet që zhbllokojnë arteriet dhe ju mbrojnë nga ataku i zemrës
July 3, 2017 / By M.I Turqia ofron studim falas e bursa për 30 studentë nga Kosova
July 3, 2017 / By M.I Mjalti MANUKA është mjalti më i shëndetshëm në botë
July 3, 2017 / By M.I Vaji i kokosit i mrekullueshëm për shtatzënat dhe bebet