Sábado, 16/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjeku etik (taba’i’i)

Mjeku etik (taba’i’i)

bime mjekesore

Mjeku etik (taba’i’i)

Për një mjek me përvojë është kërkesë e domosdoshme që të ndjekë procedurat e thjeshta para se të ndërmarrë ato më komplekset. Vetëm atëherë kur nuk ka më frikë nga komplikimet, ose për shkak të përkeqësimit të gjendjes së pacientit, ai duhet të japë ilaçe të thjeshta. Para se të provojë të japë ilaçe komplekse, ai duhet të provojë trajtimin dietal para atij me ilaçe. Në gjendje të kundërta, jo të sigurta, mjeku duhet të japë dozën përkatëse të ilaçeve me kujdes të shtuar në mënyrë që trupi mos të mësohet me ilaçe, por që ato ilaçe të jenë më të përshtatshme për të arritur qëllimin e tyre. Mjeku ose taba’i’i duhet të konstatojë a është sëmundja e nxehtë apo e ftohtë. Ai nuk duhet të bëjë eksperimente me asnjë lloj ilaçi derisa të bindet dhe të krijojë siguri në dobinë e tij. Duke supozuar se sëmundja ka simptoma të komplikuara, ai do të duhej të fillonte t’i trajtonte simptomat më dominuese. Për shembull kur i thati në lukth ndiqet nga pezmatimi i brendshëm, ai do të duhej fillimisht të eleminonte temperaturën dhe pezmatimin para se të shërojë qelbëzimin. Në shembullin tjetër, nëse ai shëron septicophlebitisin, që shkakton kalbëzim në gjak, të kombinuar me pezmatim të mprehtë të venave, ai së pari do të duhej të eleminonte temperaturën dhe pezmatimin.133 Nëse mjeku shëron një sëmundje kronike që ndiqet nga simptoma të rënda, ai do të duhej të shëronte simptomat që mund të pasojnë drejtpërdrejt, ndërsa, në të njëjtën kohë, do të duhej të kujdesej për gjendjen tashmë të krijuar dhe të qëndrueshme deri kur simptomat të jenë më të forta se sëmundja. Kështu për shembull, në rastin e colibacillosis-it (kavlenxhun), mjeku fillimisht e shëron kapsllëkun që shoqërohet me dhembje, përndryshe ai mund të fillojë shërimin e dhembjes, dhe pastaj të shërojë kapsllëkun të shoqëruar me dhembje. Nëse ai mund të ndjekë trajtimin e natyrshëm të detoksifikimit, duke hequr dorë nga ushqimi me anë të agjërimit ose të pushimit, ai do të duhej të hiqte dorë nga purgacioni (pastrimi). Sikurse kjo, për ta vërtetuar gjendjen, ai do të duhej ta ekuilibronte me gjendjen normale, kurse për ta përmirësuar gjendjen, do të duhej ta shëronte me të kundërtën e saj.

(Visited 34 times, 1 visits today)
Top