Quinta-feira, 21/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjekët tregojnë arsyen pse çuditërisht foshnja juaj lëviz më shumë gjatë natës kur jeni shtatzënë!

Mjekët tregojnë arsyen pse çuditërisht foshnja juaj lëviz më shumë gjatë natës kur jeni shtatzënë!

Grate shtatzena janë gjithmonë të ngazëllyera për të ndier lëvizjet e fëmijës së tyre brenda. Siç mund të duket, çdo foshnjë rezulton të jetë ndryshe në mitër sesa pas hyrjes në botë. Shoqata Amerikane e Shtatzënisë thotë se ne muajin e shtatë ose të tetë të shtatzënisë tuaj, një grua mund të vëzhgojë një model të caktuar në sjelljen dhe zgjedhjen e fëmijës së saj.

Sot, psikologjia thotë se foshnjat flene për pothuajse 95% të kohës.

Disa foshnje janë më aktive gjatë ditës, siç sugjerohet nga Shoqata Amerikane e Shtatzënisë. Ju mund të mos jeni gjithmonë të vetëdijshëm për lëvizjet gjatë ditës si mund të jeni gjatë natës. Për shembull, lëvizjet e vogla që bën fëmija juaj nuk mund të ndjehen, sepse ju jeni të preokupuar shumicën e kohës. Por ju mund të ndjeni lëvizjet kur janë të fuqishme ose kur fëmija juaj godet me forcë.

Një nga arsyet që mund të shpjegojë se pse fëmija juaj duket të jetë më aktiv gjatë netëve mund të jetë se është vigjilent në një kohë kur nuk ndjen ndonjë veprim apo lëvizje përreth. Gjatë ditës, ndërkohë që jeni duke lëvizur shumë, pothuajse mund të lëkundni fëmijën tuaj në një mënyrë të përgjumur. Kur fle, lëvizja ndalon dhe foshnja mund të pyesë se çfarë po ndodh perreth.

 

Për më tepër, fetusët gjithashtu fillojnë të reagojnë ndaj zërit ne muajin e shtatë të shtatzënisë dhe madje fillojnë të tregojnë preferencat. Mund të nisë njohjen dhe gjithashtu të tregojë preferencën ndaj zërit të nënës. Nëse fëmija juaj dëgjon zëra të rinj në mjedis, mund të bëjë që fëmija të bëhet më aktiv. Fëmija juaj mund të marrë shijen e ushqimeve që ju hani përmes lëngjeve amniotike. Nëse ka një shije të fortë, fëmija juaj do të mësojë të identifikojë atë aromë.

Nëse ndonjëherë ndjeni se fëmija juaj lëviz shumë sidomos gjatë natës, thjesht duhet të gjeni nje kohe te pershtatshme per tu ulur në mesditë. Vazhdoni me detyrat tuaja rutinë. Vëzhgoni nëse fëmija juaj reagon edhe nëse vazhdoni me aktivitetet tuaja të përditshme. Në rast se femija juaj eshte edne i qete, kjo nuk krijon panik per ju. Mund të jetë gjithashtu koha që fëmija juaj po zhvillon modelin e tij të gjumit. Por nese vëreni ndonjë gjë alarmante, mund të jetë koha ta diskutoni me mjekun tuaj./©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 175 times, 1 visits today)
Top