Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë mes burrave dhe grave të moshës mbi 60 vjeçare, ndërkohë që njerëz të të gjitha moshave vdesin nga goditje në zemër çdo vit. Dhe ndërsa shkalla e këtyre vdekjeve në Shtetet e Bashkuara dhe vende të Evropës Perëndimore ka rënë, këto vdekje po shtohen në […]
Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë mes burrave dhe grave të moshës mbi 60 vjeçare, ndërkohë që njerëz të të gjitha moshave vdesin nga goditje në zemër çdo vit. Dhe ndërsa shkalla e këtyre vdekjeve në Shtetet e Bashkuara dhe vende të Evropës Perëndimore ka rënë, këto vdekje po shtohen në […]
Mjekët, shumica e sëmundjeve të zemrës mund të parandalohen

Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë mes burrave dhe grave të moshës mbi 60 vjeçare, ndërkohë që njerëz të të gjitha moshave vdesin nga goditje në zemër çdo vit. Dhe ndërsa shkalla e këtyre vdekjeve në Shtetet e Bashkuara dhe vende të Evropës Perëndimore ka rënë, këto vdekje po shtohen në vendet në zhvillim. Megjihatë shumica e sëmundjeve të zemrës mund të parandalohen. Ky është mesazhi që mjekët dhe grupe të ndryshme po u transmetojnë njerzve kudo në botë: se ata mund të bëjnë një jetë më gjatë dhe më të shëndetshme.
Askush nuk do të kishte menduar se Barbara Teng ((TANG)) do të pësonte goditje në zemër. Ajo nuk ishte mbi peshë, nuk pinte duhan, por ajo nuk bënte gjimnastikë.
“Në vitin 2004, menjëherë pasi mbusha 49 vjeç, shkova për punë në Çikago dhe pësova një goditje të rëndë në zemër”.
Dhe kjo ndryshoi jetën e saj. Tani ajo bën gjimnastikë, monitoron gjendjen shëndetsore të zemrës dhe flet në takime të organizuara nga programi për shëndetin e zemrës tek gratë, Motra me Motrën. Susan Gurley, drejtoreshë e kësaj organizate, thotë se mesazhi është urgjent.
“Në 82 për qind të rasteve, sëmundjet e zemrës mund të parandalohen, por në të njëjtën kohë ato janë shkaku kryesor i vdekjeve mes grave”.
Këto sëmundje janë shkaku kryesor i vdekjeve edhe mes burrave. Organizata Botërore e Shëndetsisë njofton se më shumë njerëz vdesin çdo vit nga sëmundje të zemrës se sa çdo sëmundje tjetër. OBSH-ja thotë se më shumë se 60 për qind e vdekjeve nga sëmundje kardiovaskulare ndodhin në vende me të ardhura të ulta dhe të mesme, madje shton se epidemia e sëmundjeve të zemrës është në rritje.
Dr. Patrice Desvigne-Nickens ((Day-VEEN)) e Institutit Kombëtar të Zemrës, Mushkrive dhe Gjakut, thotë se treguesi i një shëndeti të mirë është të jesh në dijeni të rezultatit të analizave.
“Pesha, kolesteroli, niveli i sheqerit në gjak janë shifra të rëndësishëm që mund të ndihmojnë për të ndërmarrë masa dhe për të ulur rrezikun”.
Ajo thotë se një stil jetese i shëndetshëm mund të parandalojë sëmundjet e zemrës.
“Hapat që duhen ndërmarrë janë të thjeshtë: mos pi duhan, ruaj një nivel të shëndetshëm peshe, bë gjimnastikë, qëndro në dijeni të rezultatit të analizave dhe bisedo me mjekun dhe kontrollo këto rreziqe”.
Afrikano-amerikanët janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru, thotë Dr. Michelle Magee.
“Tensioni i lartë i gjakut është shumë i përhapur dhe shumë njerëz as që nuk e dinë këtë fakt në mënyrë që të marrin masa, duke shtuar kështu rrezikun e sëmundjeve në zemër dhe goditjes në tru”.
Në kryeqytetin amerikan, Qendra Medstar në spitalin e Uashingtoni po përpiqet që mesazhi i saj të dëgjohet nga kjo pjesë e populates, siç ndodhi në këtë floktore në Uashington. Berberët e lagjes vendosin marrëdhënie me klientët e tyre. Dhe me një trajnim të mirë ata mund të luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e komunitetit, për shembull ndihmojnë klientët e tyre që të monitorojnë tensionin e gjakut.
“Është diçka e mirë dhe me të vërtetë konveniente”!
Këto programe funksionojnë me shpresën se nëse njerzit mësojnë se janë në rrezik nga sëmundje të zemrës, ata do të ndryshojnë stilin e jetesës: të humbasin peshë, të bëjnë gjimnastikë, të mbajnë një dietë të ushqyeshme dhe të shkojnë rregullisht tek mjeku.
Burimi:zeriamerikes/
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
February 5, 2018 / By M.I Çaj kundër infeksioneve te kanaleve urinare
February 5, 2018 / By M.I Cfarë ushqimi të përdorim gjatë ciklit dhe cka të pimë për qetësimin e dhimbjeve?
February 5, 2018 / By M.I A është e vërtetë se kush hanë 7 hurma në mëngjes, nuk mund t’i bëhet sihr (magji) ?
February 5, 2018 / By M.I Efektet e shëndetshme të kungullit
February 5, 2018 / By M.I Krema që bën çudira për ju!
February 5, 2018 / By M.I Çfarë ndodhë nëse mbani shumë urinën?
February 5, 2018 / By M.I Momenti i përkryer për të mbetur shtatzënë
February 5, 2018 / By M.I Përzieni vazelinën me këtë përbërës dhe shikoni se çfarë do të ndodhë me lëkurën tuaj