Quarta-feira’, 13/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjekësia

Mjekësia

Mjekësia

Mjekët myslimanë arritën përparime dhe kontribute të rëndesishme, të cilat ndikuan në zhvillimin e mjekësisë duke përfshië anatominë, optalmologjinë, patologjinë, shkencat farmaceutik| (duke përfshirë farmacinë dhe farmacologjinë), fiziologjinë dhe operimin. Mjekët myslimanë ndërtuan disa nga spitalet më të vjetra, të cilat më vonë u shpërndanë edhe në Evropë gjatë Kryqëzatave, të inspiruar nga spitale e Lindjes së Mesme.

Al-Kindi shkroi librin De Gradibus, në të cilin ai fillimisht demonstroi përdorimin e kuantifikimit dhe matematikës në mjekësi dhe pjesërisht në fushën e farmacologjisë. Ky përfshinë zhvillimin e shkallës matematike për të kuantifikuar fuqinë e barërave dhe sistemin, i cili do të lejonte mjekun të përcaktojë në mënyrë të përparuar ditët më kritike të sëmundjes së pacientit. Razi (Rhazes) (865-925), babai i pediatrisë, dokumentoi raste klinike të përvojës së tijë dhe ruajti dokumente shumë të vyeshme të sëmundjeve të ndrysme.. Libri i tijë His Libri Gjithëpërfshirës i Mjekësisë”, i cili prezantoi fruthin dhe linë e zezë ishte shumë i ndikueshëm në Evropë. Në librin e tijë Dyshime mbi Galenin, al-Razi ishte gjithashtu i pari, i cili përmes përdorimit të eksperimentit dëshmoi se edhe teoria e humorizmit e Galenit edhe teoria e elementit klasik e Aristotelit janë të gabuara. Ai gjithashtu prezantoi urnalizën dhe testin fekal.

Abu al-Qasim (Abulcasis), shihet si babai i operimit, shkri librin Kitab el-Tasrif (1000), enciklopedi 30 volumëshe mjekësore, e cila u mësua nga shkollat mjekësore myslimane dhe evropiane deri në shekullin e XVII. Ai zbuloi një numër të madh të instrumenteve kirurgjike, duke përfshirë instruentet e para unike me gruan, gjithashtu dhe përdorimin kirurgjik të katgutit dhe gërshërëve, ligaturës, gjilpërës kirurgjike, bisturit, kuretës, retraktorit, sungjerit kirurgjik, zërit, grepit kirurgjik, shfurës kirurgjike, spekulumit, dhe suvas. P.sh. shumë Në vitin 1021, Ibn al-Haytham (Alhacen) arriti përparim të rëndësishëm në operim të syrit pasi që studioi dhe mirë e sqaroi procesin e të pamurit dhe percepcionit vizual në librin e tijë Libri i Optikës, 1021.

Ibn Sina, konsiderohet babai i mjekësisë moderne dhe njëri nga mendimtarët dhe shkollarët e mjekësisë më të mëdhenjë në histori, shkroi librat Kanuni i Mjekësisë (në vitin 1020) dhe Libri i Kurimit (në shekullin e XI), të cilat qëndruan tekste të standarde të shkruara edhe në univrsitetet myslimane dhe në ato evropiane deri ë shekullin e XVII. Ndër kontributet e Ibn Sinas përfshihen edhe prezantimi i eksperimentimit dhe kuantifikimit sistematik në studimin e fiziologjisë, zbulimi i natyrës ngjitëse të smundjeve, prezantimi i izolimit për të kufizuar përhapjen e vazhdueshme të sëmundjeve, prezantimi i mjekësisë eksperimentale, prezantimi i mjekësisë së bazuar në dëshmi, sprovat klinike, sprovat e rastësishme të kontrolluara, testi i efiçencës dhe farmacologjia klinike, rëndësia e dietetikëve dhe ndikimi i klimës dhe ambientit në shëndet, dallimi i mediastinitis nga pleuritisi, natyra e vazhduesme e tuberkulozës, shpërndarja e sëmundjeve përmes erës dhe dheut dhe përshkrimi i parë i kujdesëshëm i problemeve të lëkurës, sëmundjet e përcjellura përmes seksit, pervesiteti dhe vuajtjet nervore, gjithashtu dhe përdorimi i akullit për të shëruar ethet dhe ndarja e mjekësisë nga farmacologjia, gjë e cila ishte e rëndësishme për zhvillimin e shkencave farmaceutike.

Ibn Zuhr konsiderohet pionier i operimit eksperimental, për paraqitjen e metodës eksperimentale në operim në shekullin e XII, gjithashtu ishte i pari i cili praktikoi testimin në kafshë me qëllim të eksperimentimit të procedurave kirurgjike para aplikimit të tyre tek njerëzit. Ai gjithashtu realizoi autopsitë e para në njerëz dhe në kafshë.

Në vitin 1242, Ibn al-Nafis, i cili konsiderohet pionier i fiziologjisë kardiovaskulare, ishte i pari i cili përshkruajti qarkulimin pulmonar dhe qarkullimin koronar, që formojnë bazën e sistemit të qarkullimit për të cilat konsiderohet babai i teorisë së qarkullimit dhe një nga fiziologët më të mëdhenjë të historisë. Ai gjithashtu përshkroi konceptin më të hershëm të metabolizmit, dhe zhvilloi sistem të ri të fiziologjisë dhe të psikologjisë për t’i zëvendësuar sistemet e zhvilluar nga Ibn Sina dhe Galeni duke zhvlerësuar shumë nga teoritë e tyre të gabuara si: teoritë mbi katër humorët, pulsimin, eshtrat, muskujt, zorrët, shqisat, kanalet e së ithtës, ezofagun, stomakun, etj.

Ibn al-Lubudi (1210-1267) refuzoi teorinë e katër humorëve të përmbajtur nga Galeni dhe Hipokrati dhe zbuloi se trupi dhe mbrojtja e tijë varet posaçërisht nga gjaku, gjithashtu refuzoi idenë e Galenit se gratë mund të prodhojnë spermë dhe zbuloi se lëvizja e arterieve nuk janë të varura nga lëvizja e zemrës, se zemra është organi i parë, i cili formohet në trupin e fetsit (e jo truri siç thoshte Hipokriti) edhe atë se eshtrat që formojnë kafkën mund të rriten në tumore.

Tashrih al-badan (Anatomia e trupit) nga Mansur ibn Ilyas (c. 1390) përmbante dagrame gjithëprëfshirëse të strukturës së trupit, të sistemit nervor dhe të sisemit të qarkullimit. Gjatë Vdekjes së Zezë mga çuma në shekullin e XIV el-Andalus, Ibn Khatima dhed Ibn el-Khatib zuluan se sëmundjet shkaktohen nga mikroorganizmat, të cilët hynë në trupin e njeriut. Zbulimet tjera mjekësore, të cilat për herë të parë u paraqitën nga myslimanët janë: zbuimi i sistemit të imunitetit, paraqitja e mikrobiologjisë, përdorimi i kashëve për testim dhe kombinimi i mjekësisë me shkencat tjera (duke përfshirë agrokulturën, botanikën, kiminë dhe farmacologjinë), gjithashtu janë edhe zbulimi i shiringës injektuese nga Ammar ibn Ali el-Mawsili në shekullin e IX në Irak, hapja e barnatores së parë në Bagdad në vitin 754, ndarja e mjekësisë nga farmacia në shekullin XII dhe zbulimi i mbi 2,000 substancave mjekësore e kimike.

(Visited 54 times, 1 visits today)
Top