Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
1. Zgjerimi i zemres Ebu Davudi ne Sunenin e tij ka shenuar se Sa’idi ka thene: “I Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, gjate kohes sa kam qene semure, e vinte doren e vet ndermjet majave te sisave, kurse une i kam ndier bekimet e tij te ftohta ne organet qe ndodhen nen […]
1. Zgjerimi i zemres Ebu Davudi ne Sunenin e tij ka shenuar se Sa’idi ka thene: “I Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, gjate kohes sa kam qene semure, e vinte doren e vet ndermjet majave te sisave, kurse une i kam ndier bekimet e tij te ftohta ne organet qe ndodhen nen […]
Mjekësia e Pejgamberit Muhammed Alejhi Selam – Nga Ibn Kajjimi

Ebu Davudi ne Sunenin e tij ka shenuar se Sa’idi ka thene: “I Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, gjate kohes sa kam qene semure, e vinte doren e vet ndermjet majave te sisave, kurse une i kam ndier bekimet e tij te ftohta ne organet qe ndodhen nen murin e perparme te kafazit te kraharorit”?. Pastaj ka shpjeguar: “Je semure nga zgjerimi i zemres (mef’ud). Thirrni Haris bin Kaladahun. Ai e sheron kete semundje. I thuani te marre shtate hurma (“~ajva) medinase te thara, shtypi bashke me farat e tyre per te bere nje perzierje (ilac) te sherueshme, pastaj le ta beje masazh gjoksin tend”?.
Hurmat medinase (te Medines) kane veti te theksuara mjekuese dhe receta e te Derguarit te All-llahut me shtate hurmat per trajtimin e permendur me siper ka vlere te persosur shpirterore, e cila mund te kuptohet nepermes fese. Ne Dy sahihet eshte thene se babai i Sad bin Ebi Vekkasit ka shenuar nga i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, se ka thene: “Kush i ha per dreke shtate hurma nga plantacioni “~Alijeh, ai njeri ate dite nuk do te vuaje as nga helmimi, as nga sehiret (magjite)”?.
Hurmat kane nxehtesi ne shkalle te dyte, ndersa thatesi ne shkalle te pare. Disa thone se hurmat jane te lageshta. Hurmat jane ushqim i shkelqyeshem, sidomos per ata qe jane mesuar t’i hane ato, sic jane banoret e Medines. Hurmat sigurojne substanca ushqyese te nevojshme ne vendet me klime te ftohte, por jane me te dobishme per banoret ne vende me klime te nxehte. Lukth i banoreve te vendeve me klime te ftohte eshte i nxehte, kurse lukthi i banoreve te vendeve me klime te nxehte eshte i ftohte. Kjo shpjegon arsyen pse banoret e Gadishullit Arabik, te Jemenit, te Taifes dhe te viseve perreth, qe kane klime te nxehte, e durojne ushqimin e nxehte, sic eshte mjalti dhe hurmat, dhe per shkak se me me deshire hedhin melmesa dhe koper ne ushqimin e tyre, duke i shtuar ushqimit perafersisht dhjete here me shume se sasia e atyre qe perdoret zakonisht ne vendet me klime te ftohte dhe mesatare. Edhe ne krahasim me banoret e viseve te ftohta ata hane speca djeges dhe xhenxhefil dhe i perdorin nenproduktet e tyre njesoj sic i hane embelsirat e tjera. Ne te vertete nje ushqim i tille perputhet me ata, sepse lukthi i tyre eshte i ftohte, ndersa nxehtesia e trupit te tyre rritet ne siperfaqe te lekures. Kjo eshte e ngjashme me burimet dhe gurrat natyrore, ku uji eshte me i ftohte veres, kurse me i nxehte dimrit. Ngjashem me kete, nje lukth mund ta trete nje ushqim te zakonshem dimrit, por ndoshta kete nuk mund ta beje veres.
Prandaj, banoret e Medines per shembull, varen shume nga hurmat si ushqim, njesoj sikurse te tjeret qe varen nga mielli. Nga hurmat ata marrin aftesite e nevojshme dhe substancat plotesuese themelore. Hurmat medinase te drurit te palmes (lat. Phoenix dactilifera) nga alijehu jane nenlloji me i mire. Ato kane ngjyre te murrme, jane te medha, te embla dhe mishtake. Ato e paten marre bekimin sepse ishin mbjelle nga dora e te Derguarit te All-llahut , salaAllahu alejhi we selem Hurmat jane konsideruar ushqim, ilac, si dhe fruta shume te mira. Ato jane te mira per shumicen e njerezve, e rrisin fuqine seksuale dhe nuk prodhojne substanca te demshme dhe te padobishme, si disa fruta te tjera. Ne vend te kesaj, per ata qe i perdorin shpesh, hurmat e pengojne kalbezimin e sekrecioneve te trupit (ahlat) dhe prishjen e tyre.
Ndoshta ky hadith vlen vetem per banoret e Medines dhe fqinjet e tyre. Prandaj, mund te behet se produktet agrikulturore te krahines se tyre ua sigurojne banoreve te vet ilacin kritik. A duhet te mbillet kjo bime ne vise te tjera? Ndoshta kjo nuk do te prodhoje vlera ushqyese te njejta me ato qe i permendem me siper ose veti mjekuese. Shkak i kesaj eshte lloji i tokes, i ujit dhe i ajrit. Ne te vertete ne toke ekzistojne shume dallime, si edhe te njerezit. Prandaj secila toke prodhon ushqimin e nevojshem me vlera ushqyese qe i nevojiten njerezve te atij vendi. Disa lloje bimesh mund te jene te ushqyeshme dhe hahen ne disa vende, ndersa ne vende te tjera ato konsiderohen te helmueshme, apo disa bime mund te jene ilac per disa njerez, ndersa per te tjere ato jane ushqim.
2. Kuptimi shpirteror (ezoterik) i shtate hurmave
Sa i perket kuptimit shpirteror (ezoterik) te shtate hurmave te permendura ne hadith, ky numer eshte rezultat i percaktimit te Zotit (kader) para se te krijoheshin krijesat e All-llahut. Numri shtate eshte vendosur me Sheriat. Ne te vertete gjithcka e krijuar eshte e shtatefishte. All-llahu i madherishem ka krijuar shtate Xhennete me shtate perfaqesues; dy toka ne shtate forma; e ka perfunduar krijimin e njeriut si qenie ne shtate periudha (atvar); ka dhene urdher qe besimtaret e tij duhet te bejne shtate here tavaf ne Qabe; shtate here ta kalojne largesine ndermjet dy kodrave; shtate here me nga shtate gure ta gjuajne shejtanin ne Mina dhe t’i thurin lavde Zotit nga shtate here ne secilin bajram (“~id). I Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ka thene se femijet duhet ta kryejne namazin kur ta arrijne moshen shtate vjec. Ne rast te prishjes se kurores, i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ka saktesuar se femija mund te zgjedhe ndermjet nenes dhe babes pasi t’i kete mbushur shtate vjet.
Ne hadithin tjeter ai ka gjykuar se babai i femijes eshte me i pershtatshem t’i plotesoje nevojat e femijes, ndersa ne rastin tjeter specifik ia ka dhene kete te drejte nenes. Gjate kohes se semundjes se tij te fundit, i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, kishte kerkuar nga ashabet qe t’ia derdhin shtate calike uje mbi koken e tij. All-llahu i gjithefuqishem e kishte urdheruar eren e fuqishme qe ta sulmonte pa meshire popullin e pafe te Adit shtate net pa nderprere, si denim. Keshtu, ajo e arriti kulmin e saj duke i shkaterruar ata. I Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, e ka lutur All-llahun e gjithefuqishem qe t’i ndihmoje per t’ia derguar popullit Shpalljen me shtate bekime, ashtu sic i jane dhene Jusufit. Pastaj erdhi krahasimi i All-llahut ne Kur’an, sipas te ciles All-llahu do ta shumefishoje shperblimin e bamiresise shtate here. Ai thote:
“Shembulli i pasurise se atyre qe e japin ne rrugen e All-llahut, eshte si i nje kokrre qe i mbin shtate kallinj, ne secilin kalli njeqind kokrra. All-llahu ia shumefishon (shperblimin) atij qe deshiron, All-llahu eshte bujar i madh, i di qellimet”?. (El Bekare, 261)
Gjithashtu, gjate kohes se te Derguarit te All-llahut – Jusufit (Qetesia qofte mbi te!), mbreti i Egjiptit kishte pare enderr shtate kallinj gruri dhe me shpjegimin e Jusufit, qe ishte i burgosur, egjiptianet kane mbjelle shtate vjet. I Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, kishte paralajmeruar qe me pare se shtatedhjete mije pasues te tij do te hyjne ne Xhennet pa dhene llogari. Me tej, nuk ka asnje dyshim se numri shtate ka kuptim te rendesishem shpirteror, te cilin nuk e kane numrat e tjere. Po kete rendesi te numrit shtate e kane gjithashtu edhe namazet nafile naten: shafa’ dhe viter.
Shqyrtime po kaq te degjuara lidhur me numrin shtate ka edhe ne filozofine greke dhe ne veprimet mjekesore. Hipokrati ne studimet e tij ka nenvizuar se gjithcka ne kete univers ka shtate anet e veta (septilateral).
Ekzistojne shtate planete ne sistemin tone diellor, shtate periudha ne jeten e njeriut, sic jane: periudha e mekimit (ne gji), femijeria, rinia, adoleshenca, mosha e mesme, pleqeria dhe rraskapitja, me te cilen mbyllet jeta ne kete bote. All-llahu e di me se miri kuptimin e vertete, qellimin, urdhrin dhe mencurine qe ka caktuar ne krijimin e numrit shtate, dhe drejtimi i permendur e shpjegon plotesisht kuptimin qe kane shtate hurma te qytetit Medine, raportet e tyre reciproke dhe mbrojtjen e tyre nga magjepsja dhe helmimi, sic eshte permendur ne shpjegimin e te Derguarit te All-llahut , salaAllahu alejhi we selem Pervec kesaj, po ai ilac dhe mendim eshte dhene edhe nga Hipokrati dhe Galeni, nder mjeket me te famshem, por me siguri kete zbulim do ta lejonin dhe do ta pershkruanin te gjithe mjeket e botes, sikur mendimet e tyre te mbeshteteshin ne krijimin e rasteve dhe kuptimit te vrojtimit.
Nga ana tjeter, fjalet e bekuara te te Derguarit te All-llahut, salaAllahu alejhi we selem, jane thene nga dituria, besimi dhe argumentimi dhe jane shpallur nepermjet frymezimit te All-llahut, prandaj ato do te duhej te ishin me te vlershme per nga profesioni, dituria, lejimi dhe autoriteti. Megjithate, mbi baze te sherimit te helmeve te ftohta, ekzistojne disa veprime te pergjithshme me te pranueshme qe jane perdorur ne trajtimin e tyre dhe ne raste te tjera te vecanta, ekzistojne substanca te tjera kunderhelmuese qe ndodhen ne shume bime, ne gur gjysme te cmueshem dhe ne mineralet: oniks, granit, kristal ose bruz. All-llahu di me se miri dhe ne te gjitha kohet.
3. Besimi: kunderhelm
Ne shqyrtimin e metejshem te hadithit te permendur: “Ai qe ha ne mengjes shtate hurma nga plantacioni Alijeh, nuk do te vuaje ate dite as nga helmimi, as nga magjepsja”?, mundet qe hurmat mjekesore argumentojne ne menyre te vecante se permbajne kunderhelm te nevojshem i cili vepron kunder magjepsjes se keqe ose mund te kene ilacin perkates i cili vepron mbi llojet specifike te helmeve te ftohta. Ne rastin per te cilin do te bejme fjale ne vijim, toka, uji dhe ajri i qytetit te bekuar te te Derguarit te All-llahut, salaAllahu alejhi we selem, do te japin pergjigjen. Mirepo, ekziston nje gjendje parakushtezuese per t’u sheruar nga semundja dhe telashet qe i godasin njerezit, e ai eshte roli i fese ne promovimin e sherimit. Me tej, ne rastin kur i semuri perdor ilace, ai se pari duhet ta pranoje dhe te besoje ne efikasitetin e sherimit te semundjes se tij. Prandaj, “natyra”?e individit (tabi’a) do t’i vleresoje keto vlera dhe do te siguroje ilac te sigurt per te ndihmuar ne kapercimin e semundjes. Ne te vertete disa qasje ne sherimin e suksesshem mbeshteten fuqimisht ne besimin qe ka pacienti (pranimi i plote dhe plotesisht i ilacit), dhe besimi ne efikasitetin e tij. Keso fenomenesh te cuditshme jane edhe te pergjithshme, sepse me gjendje te rregullt psikologjike “natyra”? do te pajtohet fort me ilacin, ndersa shpirti do ta pranoje me gezim, duke provuar autenticitetin dhe superioritetin e funksioneve natyrore, duke nxitur rezistencen natyrore te individit dhe duke e detyruar ngurtesine e tij karakteristike (haar garidi) ose antitrupat natyrore qe te prodhojne limfocite te nevojshme dhe antitrupa te tjere natyrore te cilet do te pengojne zhvillimin e mikroorganizmave te demshem dhe do ta eleminojne helmin.
Sa per krahasim, shpeshhere “ilaci i vertete”? mund te jete joefikas kur pacienti ka rezerva ose dyshime te pabaza dhe mungese te besimit ne rezultatin sherues te tij. Keshtu ndodh qe “natyra”? te beje perjashtim dhe te veproje ne menyre indiferente ndaj ilacit. Ne kete rast, nuk do t’i ndihmoje asnje ilac. Nje shembull i ketille mund te gjendet ne ilacin me te mire, te shqyrtuar me hollesi per zemren, trupin dhe shpirtin, dhe ne trajtimin me te favorshem qe rezulton me dobine e individit ne kete jete dhe ne jeten pas vdekjes. Ai ilac quhet Kur’ani i Shenjte, i cili eshte ilac per cdo semundje.
Nese zemrat nuk besojne tek ai, nuk do te kene dobi prej tij. Ne vend te kesaj, ai do te rrite semundjet e tyre. Nga ana tjeter, nuk ka ilac qe kujdeset per sherim te pandryshueshem, te plote dhe te perhershem me mire se Kur’ani, sepse urtesia, dituria dhe drita e tij e madherishme jane dieta me e mire dhe ilaci me i mire per cdo semundje. Perkunder kesaj, shumica e zemrave ia kthejne shpinen atij; shumica e mangesise se besimit te vertete ne ilacet e tij per trupin, mendjen dhe shpirtin gjenden ne rrugen e kundert te kerkimit te ilacit per semundjet e tyre. Natyrisht, ilacet e tyre jane veprime te komplikuara qe ata i kane zbuluar permes perpjekjes dhe gabimit dhe te cilat ata i kane perdorur nga shprehia. Ne te vertete ata kane vepruar keshtu me me deshire sesa te ngriten ne nivele me te larta dhe te marrin ilace te verteta. Njerezit qe kane zemra te tilla kane besim me te fuqishem ne funksionet e krijuara dhe ne veprimin e “natyres”? ne perballimin e semundjes se tyre. Nje varesi e tille rritet permes shprehise, perpjekjes se pergjithshme per te kerkuar metoda efikase per t’i perballuar.
Kjo behet kur nuk mjaftojne aftesite shpirterore te individit. Ne kete menyre semundjet e pergjithshme dhe kronike mbizoterojne mbi mendjet, trupat dhe zemrat njerezore. Si pacienti, ashtu edhe mjeku i tij krijojne varesi nga keto ilace dhe ne kete menyre krijojne ndjeshmerine dhe brengen e sinqerte lidhur me llojin e tyre, ne vend qe te respektojne mjekesine e Kur’anit dhe sherimin tradicional te te Derguarit te All-llahut, salaAllahu alejhi we selem Ata ia kane borxh besimin, respektin, frymen dhe mendimin pozitiv mesimeve qe ua dhane mesuesit e tyre te ditur, ndersa nxenesit jane te helmuar me besimin dhe respektin e tyre te ri ne veprat laike dhe e zbatojne shkencen me me deshire sesa fjalet e Krijuesit te tyre dhe mesimet e te Derguarit te Tij , salaAllahu alejhi we selem Si pasoje e semundjes se pergjithshme, semundjet e reja dhe semundjet me serioze nga te gjitha, si te thuash zemra fiton dimensione te reja, zhvillon komplikime te reja shtese, i detyron njerezit te bijne ne gjunje dhe deri tek varesia per keto trajtime dhe i preokupon mendjet mjekesore ne kerkimin e shkaqeve dhe eksperimenteve ne sintetizimin e ilacit. Ne te vertete sa me shume qe ata i sherojne semundjet e komplikuara me sintetike komplekse, te ashtuquajtur “ilace”?, semundjet do te intensifikohen edhe me shume, dhe do te zhvillohen me tej komplikime. Natyrisht, ne kete menyre faktet jane provuar, ndersa All-llahu e di me mire.
Poeti njehere ka shkruar:
“Sa çudi! Kurse ngjarje te cuditshme ka plot Ilaci eshte afer, megjithate nuk e kerkojne (pra, nuk e kerkon askush).
Mu si karvani, devete e te cilit jane te etshme, Ndersa uje me bollek bartet mbi shpinat e tyre”?.
Shkëputur nga libri: Mjekësia Pejgamberit Muhammed Alejhi Selam – Nga Ibn Kajjimi
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
March 28, 2018 / By M.I Kamomili, bima që bën çudira
March 28, 2018 / By M.I Shfrytëzimi i rrjeteve sociale gjatë ditës, ndikon shumë në pagjumësi
March 28, 2018 / By M.I Përfitimet e trupit nga rrezet e diellit
March 28, 2018 / By M.I KUR TË NGUSHTOHET JETA BJER NË SEXHDE
March 28, 2018 / By M.I Testamenti islam
March 28, 2018 / By M.I Begatitë e Allahut
March 28, 2018 / By M.I Mjedisi dhe mbrojtja e tij në vështrimin islam
March 28, 2018 / By M.I Të ndryshuarit e së keqes me zemër