Sábado, 22/1/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjekesia e Pejgamberit (Ibn Kajjim el-Xhevzi-biografia)

Mjekesia e Pejgamberit (Ibn Kajjim el-Xhevzi-biografia)

feneri

Mjekesia e Pejgamberit (Ibn Kajjim el-Xhevzi)

PARATHENIE

1. Periudha e tij

Hartuesi i vepres origjinale imam Ibn Kajjim el- Xhevzi (1292-1350) u rrit ne Damask te Sirise ne shek. XIV ne kohen e ndryshimeve te medha sociale, politike, ekonomike dhe fetare. Ate periudhe e karakterizon njohja dhe ndikimi i filozofise greke ne shkollat e tjera te mendimit. Ne ate periudhe perkushtimi dhe besimi i njerezve tek All-llahu i gjithefuqishem, nenshtrimi ndaj ligjeve te Tij dhe sinqeriteti i tyre ne pasimin e Pejgamberit te Tij te bekuar , s.a.v.s., kane qene vene ne sprove serioze. Historia shenon qe levizjen per ringjalljen e serishme te shpirtit islam e ka udhehequr Mevlana Xhelaluddin el-Rumi (1207-1273), skolastiku i njohur dhe sufiu i cili jetoi ne Turqine e sotme.
Bekimet e asaj periudhe ngerthejne gjithashtu pasimin nga shejhet, imamet dhe udheheqesit e njohur shpirterore, prej te cileve shumica jetuan ne Damask. Te gjithe se bashku, ata kane luajtur rolin kryesor ne ringjalljen e serishme shpirterore, ndersa veprat e tyre arriten te behen pjese integrale e pikepamjes myslimane. Keto vepra kane dale disa vjet radhazi dhe kane mbetur deri me sot si gur kufitar piramidal i marredhenieve islame. Ne mesin e dijetareve te njohur te asaj kohe eshte me rendesi te permendet imam Ibn Tejmiu, imam Ibn Kethiri, El Hafiz ibn Rexhebi, Ibn Abd el-Hadi e te tjere.
Keta dijetare, pervec te tjerash, kane pasur nje qellim, ndersa lufta e tyre ishte drejtuar per te dhene pergjigje ne sulmet e fuqishme te filozofive dhe artit te huaj qe moren hov ne ate kohe, dhe kunder pranimit pa kundershtim te tyre ne mendjet e dobeta dhe jokritike te myslimaneve te rinj. Caku i ketyre shejheve te ditur dhe te vertete ishte gjithashtu i rendesishem ne rivendosjen dhe vertetimin e gurit themeltar te teologjise skolastike islame (Ilm al-Kelam), te shkences me kredibilitet dhe nder (Tedhkija) te provuar, dhe menyren e perdorimit te plotfuqishem te vendimit islam (Ihsan). Ne te vertete keto perspektiva themelore kane luajtur rol kryesor ne rikuptimin e drejte te mesazhit te larte islam sic eshte misheruar dhe menduar nga i Derguari i All-llahut, Muhammedi , s.a.v.s. Prandaj, veprat e ketyre dijetareve kane mbetur burim kryesor i shpjegimit dhe kuptimit te drejte te islamit (fikh) deri ne ditet tona.

(Visited 136 times, 1 visits today)
Top