Sexta-feira, 19/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mjati i Medines



Mjati i Medines

Mjati i Medines:
Allahu thotë në Kur’anin Famëlartë: “Nga barqet e tyre [të bletëve] del lëng, ngyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim [bar-ilac ]për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë. Me siguri, Allahu është Ai që i mbush me suksese dhe Ai është Zoti I Gjithëdijshëm”. Sure En-Nahl: 69
– Ibn Maxhe ka shënuar ne një hadith të cilin e ka treguar Ebu Hurejra {Allahu qoftë i kënaqur me të} ku tregohet se i Dërguari I Allahut {paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} ka thënë: “Ai që ha mjaltë [së paku] tri herë në muaj nuk do të vuajë nga sëmundje të mëdha” .
– Gjithashtu i Dërguari i Allahut {paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} e kishte zakon ndonjëherë të pinte mjaltë të tretur në një gotë me ujë sapo të zgjohej në mëngjes me lukth të zbrazët. Një zakon i tillë ka dobi të shumëfishta dhe sekrete të shumta. Ibnu Xhuraixhi {Allahu e mëshiroftë} ka thënë :”Hani mjaltë, sepse ai është mjet i mirë për forcim [tonik]”. Imam Bukhariu {Allahu e mëshiroftë} e ka klasifikuar mjaltin si ilaç.





(Visited 23 times, 1 visits today)




Top