Quarta-feira’, 21/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mitet që kanë të bëjnë me ushtrimet trupore

Mitet që kanë të bëjnë me ushtrimet trupore

Mitet që kanë të bëjnë me ushtrimet trupore

Kur kemi të bëjmë me ushtrimet, nuk është e vështirë të biem në kurth të këshillave të dëmshme. Këshilla të tilla zakonisht vijnë prej atyre që ushtrojnë në palestër, të cilët u përmbahen këshillave të tyre të ushtrimeve dhe shprehive në ushqime, të cilët megjithëse kanë më tepër përvojë se ju nuk do të thotë se janë të drejta.

1. Nëse nuk djersitesh, diçka nuk po bën si duhet
Mbani mend, djersitja tregon sasinë e ujit të cilin e humbni nga organizmi, e jo tregues i cilësisë apo kualitetit të ushtrimeve.

2. Vrapimi në shirit më pak dëmton gjunjët sesa vrapimi në asfalt
Për ngarkesën apo dëmtimin e nyjave përgjegjëse është pesha e juaj e jo baza mbi të cilin ju vraponi. Kjo do të thotë se kjo nuk bën dallimin nëse vraponi në shirit, asfalt apo tokë natyrale. Ajo që mund të bëni për ta zvogëluar presionin është të kombinoni vrapimin me ushtrimet e tjera, për shembull duke ngarë biçikletën.
3. Hidratimi
është gjithçka
Konsumimi i ujit apo i ndonjë pije tjetër energjike gjithsesi se është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për hidratim, por nuk ndikon në forcë.

4. Muskujt shndërrohen në dhjam pasi t’i keni ndërprerë ushtrimet
Po flasim për dy lloje të ndryshme të indeve që nuk kanë të përbashkët kurrfarë transformimi të ndërsjellë. Ndërlidhja e tyre është kjo: sa më e madhe të jetë masa muskulore, më shumë energji nevojitet për “mbajtjen”, e tyre, prandaj me vetë këtë organizmi shpenzon më shumë kalori.

5. Shumë ushtrime për stomak do të thotë një trup më i bukur
Nëse gjatë gjithë ditës merreni me ushtrime për stomak dhe duke bërë pompa do t’ju shkojnë huq, nëse nuk largoni dhjamin . Mos harroni se ushqimi është një faktor kyç kur kemi të bëjmë me largimin e dhjamit nga stomaku. Pra, nëse nuk i kombinoni, ushtrimet për stomak, atëherë ushtrimet do t’ju shkojnë dëm.

6. Dhjami shtesë mund të shkrihet në saunë
Në saunë krejt ajo që do të dalë nga ju është vetëm uji dhe helmet eventuale që kanë mundur të jenë aty. Dhjami mbetet.

7. Pa dhimbje
nuk ka përparim
Shpesh keni mundur ta dëgjoni se duhet të ndieni dhimbjet për t’i vërejtur rezultatet. Gabim. Ushtrimet mund të jenë të rënda madje edhe të shkaktojnë disa dhimbje të lehta, si ndezja e muskujve, por dhimbja konkrete gjatë kohës së ushtrimeve është shenjë se diçka nuk po bëni si duhet apo se jeni lënduar. Nëse ndieni një dhimbje të tillë, ndaluni, pushoni dhe nëse dhimbja ka kaluar, vazhdoni me ushtrimet.

8. Ushtrimet e lehta dhe jo të rregullta nuk kanë efekt
Do të ishte e gabuar nëse hiqni dorë nga ushtrimet, pa marrë parasysh dinamikën dhe intensitetin. Nëse nuk mund të ndani 30 minuta në ditë për ushtrime, atëherë provoni të ushtroni tri herë në ditë nga 10 minuta. Është vërtetuar se aktivitetet mesatare fizike parandalojnë sulmin në zemër dhe atë në tru.

(Visited 63 times, 1 visits today)
Top