Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Misvaku është degëz e forcuar me minerale natyrore që ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve, pastaj me inkibitorë tjerë të cilët pengojnë gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve. Njëra prej mënyrave më efikase për mbrojtjen e dhëmbëve është misvaku i cili është përmendur disa herë në hadithet e Pejgamberit salAllahu alejhi we selem. Misvaku është shkop […]
Misvaku është degëz e forcuar me minerale natyrore që ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve, pastaj me inkibitorë tjerë të cilët pengojnë gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve. Njëra prej mënyrave më efikase për mbrojtjen e dhëmbëve është misvaku i cili është përmendur disa herë në hadithet e Pejgamberit salAllahu alejhi we selem. Misvaku është shkop […]
Misvaku – Ilaç preventiv për dhëmbë

Misvaku është degëz e forcuar me minerale natyrore që ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve, pastaj me inkibitorë tjerë të cilët pengojnë gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve.
Njëra prej mënyrave më efikase për mbrojtjen e dhëmbëve është misvaku i cili është përmendur disa herë në hadithet e Pejgamberit salAllahu alejhi we selem.
Misvaku është shkop i cili përdoret për masazhën e brendisë së gojës dhe ka marrë emrin nga fjala arabe “judlik”, që bukvalisht mund të përkthehet në kuptimin “masazhë” (që d.m.th. masazha e brendisë së gojës).
Lloji më i mirë i misvakut është druri “arak” (Salvadora persica). Misvaku i Pejgamberit salAllahu alejhi we selem ka qenë nga ky dru. Misvaku është degëz e forcuar me minerale natyrore që ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve, pastaj me inkibitorë tjerë të cilët pengojnë gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve, materie që mbysin mikrobët (baktericid) me aromë natyrale të freskët.
Misvaku është brushë ideale, natyrale e cila përmban më shumë përbërës kimik se çdo pastë tjetër artificiale për dhëmbë.
Sikur brusha për dhëmbë, misvaku pastron në mes dhëmbëve dhe nuk thehet nën asnjë presion, bile është më i fortë dhe fleksibil. Palca e misvakut formësohet në formë të përshtatshme duke pastruar bile edhe ushqimin e mbetur në mes dhëmbëve, njëkohësisht duke mos e dëmtuar mishin e dhëmbëve.
Pejgamberi salAllahu alejhi we selem. para 14 shekujve na ka mësuar ta përdorim misvakun për t’i pastruar dhëmbët dhe gojës duke i dhënë aromë të këndshme.
Enesi radiAllahu anhu transmeton që Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ka thënë: “Sa herë që Xhibrili më vizitonte më këshillonte të shërbehem me misvak.”
Ngecjet e ushqimit në mes dhëmbëve ofrojnë mjedis ideal për zhvillimin e milion bakterieve që mund të shkaktojnë sëmundje qelbuese të mishit të dhëmbëve dhe cistë. Në rastet më të rënda mund të vijë deri te inflamimi i maksilës ose mandibulës.
Bakteriet gjithashu prodhojnë enzime të dëmshme që tretin kalciumin nga dhëmbët duke shkaktuar karies. Në raste serioze, bakteriet krijojnë gazra që shkaktojnë kundërmim nga goja. Para pak kohësh studimet zbuluan që misvaku posedon minerale natyrore që mbysin mikrobët dhe mënjanojnë pllakëzat.
Pejgamberi salAllahu alejhi we selem e kishte zakon të fërkojë misvakun me gjuhën, dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve.
Ebu Musa el-Esh’ariu radiAllahu anhu ka thënë: “E kam vizituar Pejgamberin salAllahu alejhi we selem ndërsa misvakun e kishte në majën e gjuhës.”
PËRBËRËSIT KIMIK TË MISVAKUT
Misvaku përbën 19 përbërës efikas veprues. Më të rëndësishmit në mesin e tyre janë:
1. Inkibitorët e acidit antibakterial. Këta janë materie natyrale dhe mund të përdoren për ndaljen e gjakdedhjes. Këta pastrojnë edhe plagën më të vogël ekzistuese në mishin e dhëmbëve. Gjatë përdorimit të parë misvaku mund të ketë shije të djegët, ngase në të është gjetur substanca e ngjajshme me senfin, i cili lufton qelbosjet në sojë dhe shkatërron bakteriet.
2. Minerale sikur natriumi, klori, kaliumi, bikarbonati i natriumit, dhe oksidi i kalciumit. Këta pastrojnë dhëmbët. P.sh. asocacioni dental Amerikan mendon se bikarbonati i natriumit është përbërës i dëshiruar i pastave të dhëmbëve.
3. Vajëra aromatike natyrale që janë të shijshëm dhe kanë aromë të këndshme duke i dhënë edhe gojës aromë. Këta përbëjnë rreth 1% të misvakut.
4. Enzimet që pengojnë krijimin e pllakëzave që shkaktojnë sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Pllakëzat janë shkas numër një i humbjes së hershme të dhëmbit.
5. Përbërësit që parapengojnë qelbosjen dhe bakteriet, e që veprojnë si një lloj antibiotiku duke zvogëluar sasinë e bakterieve në gojë.
Disa shkencëtarë kanë zbuluar se përdorimi i brushës së thatë shkakton dëmtimin e shpejtë të dhëmbëve, ndërsa brusha e lagësht zbut dëmtimin e dhëmbëve. Për këtë misvaku duhet lagur para përdorimit. Nëse nuk ka alternativë, mjafton pështyma për ta lagur drurin. Misvaku gjithashtu përmban kemikale që shtojnë sasinë e pështymës në
gojë e cila ofron mbrojtje natyrale dhe pastrim.
Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
February 9, 2018 / By M.I Ja se për cka mund ta këndosh këtë sure
February 9, 2018 / By M.I Kujdes “mos u qo peshë”
February 9, 2018 / By M.I SI TA DALLOJMË ANEMINË TEK FËMIJËT ?
February 9, 2018 / By M.I Mënyrat si ta fitoni zemrën e bashkëshortes suaj !?
February 9, 2018 / By M.I Hajde ne xhuma ,ftoj shoket per xhuma
February 9, 2018 / By M.I Si të veprojmë kur ejakulojmë në gjumë?
February 9, 2018 / By M.I E kam një hall të madh e nuk po gjej zgjidhje
February 9, 2018 / By M.I A bën ta mbaj Kuranin në makinë?