Domingo, 13/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Miraxhi ngritje dhe porosi

Miraxhi ngritje dhe porosi
“Qoftë lartësuar Ai i cili e kaloi robin e vet në një pjesë të natës prej Mesxidi Haramit (Mekkës) deri në Mesxhidi Aksa (Jerusalim), rrethinën e të cilit e kemi bekuar, në mënyrë që t’i tregojmë disa nga agumentet tona. Ai me të vërtetë dëgjon dhe sheh çdo gjë”.

Me një ngjarje e përjetim jo të zakonshëm, All-llahu xh.sh. i bëri nder Pejgamberit të Tij të fundit – Muhmmedit a.s. duke ia mundësuar të bëjë Isran -Udhëtimin dhe Mi’raxhin – ngritjen në çastet më të vështira të jetës së tij.

Ishte viti i dhjetë i Shpalljës hyjnore dhe në atë kohë Muhammedi a.s. i humbi dy njerëzit më të dashur. Fillimiht i vdiç axha Ebu Talibi – mbrojtësi i tij besnik dhe përkrahësi i fuqishëm në çastet më të vështira të jetës së tij, e pastaj i vdiç edhe Hadixhja, gruaja e tij e parë, muslimaneja e parë dhe bashkëshortja e jetës.

Me vdekjen e tyre e humbi përkrahjen morale, madje edhe fizike dhe ra në krizzë të thellë, të cilën idhujtarët kurejshit do ta shfrytëzojnë maksimalisht duk i sjellë fatkeqësi të papara. Në këtë gjendje dëshprimi, Pejgambei a.s. u nis për në Taif (qytet jo largë Mekkës) duke shpresuar se atje do të gjejë përkrahje dhe vend të përshtatshëm për të kultivuar farën e fjalës së Zotit. Mirëpo, meqë shpirtrat e paganve taifas akoma nuk ishin të gatshëm ta pranojnë Porosinë hyjnore, rinia, të nxitur nga prindërit e sulmuan ashpër me gurë dhe për herë të parë u derdh gjaku i Pejgambrit të All-llahut – Muhammedit (s.a.v.s.). Prandaj ai vit u quajt“Sennetu-l-Huzni-Viti dëshprimit”. Në këtë krizë të thelë dhe në këtë gjendje të rëndë dëshprimi, Pejgamberi a.s. gjeti strehim të një kopsht, i ngriti duart lartë kah qielli duke iu lutur All-llahut thellë nga shpirti për ndihmë e përkrahje:

“O Zoti im, Ty të ankohem për dobësin e paaftësinë time dhe për njerëzit, që nuk më kuptojnë. Ma shpejto ngadhënjimin e së vërtetës ose ma merr shpirtin dhe më thirrë te Vetja jote në botën tjetër më të mirë.”

Në ato çaste të rënda të jetës së tij, me të kthyer në Mekke, All-llahu xh.sh ia pranoi lutjen Pejgamberit a.s. duke e përgëzuar dhe duke ia plotësuar atë me një ngjarje të jashtëzakonshme me Isranë dhe Mi’raxhin.

Isra’ dhe Mi’raxh është njëra nga katër netët e mëdha të zgjedhura të muslimanëve të cilën ata e presin dhe e kalojnë në ibadet duke e përkujtuar këtë ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme si për Muhammedin a.s. ashtu edhe për të gjith muslimanët.

Isra’ do të thotë udhëtim i Muhammedit a.s. me ndihmën e All-llahut xh.sh. prej Mekkës deri në Kuds-Jerusalim, kurse Mi’raxh eshtë ngjitja e tij prej Kudsit deri në hapsirat më të larta qiellore të cilat s’mund t’i kap e t’i kuptojë mendja e njeriut.

Ky ishte një udhëtim i pazakonshëm me të cilin Muhammedit a.s. mori përkrahje të madhe nga All-llahu xh.sh. dhe iu tregua respekt i veçantë që nuk e kishte pasur askush më parë. Të shohim si ndodhi kjo ngjitje shpirtërore përgjatë vertikales së botërave qiellore.

Muhammedi a.s. po atë natë, natës e Israsë nga Mesxhidi Aksaja (jeruslaimi) u nis për në lartësitë qiellore, kurse meleku Xhebrail i hapte rrugët, të cilat ishin të lejuara për të dy. Ishte kjo një natë e bekuar dhe fatlume. Buraku, që është më i shpejtë se drita e vetëtima, ishte përgatitur të bartë atë i cili ishte caktuar të vizitojë mbretërinë kozmike të Zotit. Me një shpejtësi të paimagjinuar arriti në botën e parë qiellore.

Kur ja, aty e pa Ademin a.s.- babain e njerëzimit, i cili e përshendeti dhe i shprehi mirëseardhje, kurse Alejhiselami e ripërshendeti dhe e vërtetoi Pejgambërllëkun e vet. Pastaj vazhdoi udhëtimin në botën e dytë qiellore, e cila iu hap dhe në të cilën takoi dy Pejgamber të Zotit (xh.sh) Jahjha ibën Zekerijanë dhe Isa ibën Merjeme, të cilët e përshendesin dhe i shprehin mirëseardhje, kurse Muhammedi ia kthen selamin dhe aty e dëshmon Pejgambërllëkun e vet. Më pastaj Muhammedi a.s. u ngjit në botën e tretë qiellore ku takon Jusufin a.s., i cili jep selam dhe i shpreh mirëseardhje, kurse Muhammedi a.s. ia kthen selamin dhe përsëri e vërtetton edhe aty pejgambërllëkun e vet.
Duke vazhduar rrugën e vet të Mi’raxhit, Pejgamberi a.s. hyri në sferën e katërt qiellore , kur ja aty i doli para Idrisi a.s.,duke e përshendetur njërti tjetrin dhe duke e konfirmuar edhe njëherë pejgambërllëkun e vet, Muhammedi a.s. ngjitet në botën e pestë qiellore dhe me atë rast i paraqitet Haruni a.s. Duke konfirmuar edhe aty misinonin e vet dhe duke e lënë prapa botën qiellore të Harunit, ngjitet në qiellin e gjashtë ku papritmas i shfaqet Musau a.s.
Si gjithkund edhe këtu iu tregua rrespekt e mirëseardhje dhe iu konfirmua pejgamberllëku i tij. Mirëpo, kur Pejgamberi a.s. kaloi pranë kësaj sfere Musau a.s. filloi të qajë dhe në pyetjen e Muhammedit a.s. se ç’të bëri të qash? Ai u përgjigj: “ Pjestarët e pejgamberëve të Zotit më të rinj së unë, do të hynë në Xhennet më shumë se pjestarëet e mij”. Duke u ngjitur edhe më lartë, Pejgambei a.s. arriti në botën e shtatë qiellore, kur ja aty Ibrahimi a.s. i mbështetur për Qabe , në të cilën hynin çdo ditë shtatëdhjetë mijë melekë , dhe nuk ktheheshin më.
Me atë rast Ibrahimi a.s. e përshendeti, i shprehu mirëseardhje Pejgamberit a.s. dhe i tha: “O Muhammed dërgoi selam prej meje Ummetit tënd dhe urdhëroi ata të përgatisin e të mbjellin sa të munden farë xhenneti, sepse trualli i Xhennetit është pjellor kurse toka është shumë e gjerë. Por cila është fara e Xhennetit, e pyeti Pejgamberi a.s.:

“La havle ve la kuvvete il-la bil-lahi -l- alijji-l-adhim”- “S’ka transformim as forcë përveç me ndihmën e All-llahut të Lartëmadhërishëm”, iu përgjigj Ibrahimi a.s.

Pas takimit me Ibrahimin, Pejgamberi a.s. vazhdoi rrugën dhe arriti deri në Sidretu’l-Munteha – perdja e fundit deri ku arrin mendja e njeriut, deri atje ku është kufiri, të cilin askush nuk e ka shkelur dhe as që do te jëtë i kaluar ndonjëherë në të ardhmen, deri atje ku pushon çdo njohuri dhe çdo mendje e të gjitha krijesave të Zotit dhe prapa të cilit fillon bota e gajbit (bota e sekreteve), bota shpirtërore, Sidren e kishte mbuluar një mbulesë me gjëra të Zotit që askush nga krijesat e tij nuk është në gjendje të përshkruajë bukurinë e saj, Aty Pejgamberi a.s. e pa Xhebrailin në formën dhe natyrën e tij të vërtetë, e pa Xhennetin: bukuritë dhe mrekullitë më madhështore të Zotit. Ja si e përshkruan All-llahu xh. sh. Këtë ngjarje të jashtëzakonshme në Kur’anin e Tij famëlartë:

“Pasha yllin kur perëndon. Shoku juaj nuk është larguar nga rruga e drejtë dhe as nuk është i humbur. Ai nuk flet me hamendje. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër, vetëm se shpallje që i shpallet. E mëson një melek me forcë të madhe. Pastaj iu afrua dhe iu afrua shumë. Afër sa dy harqe apo edhe më afër. Dhe i shpalli robit të Vet atë që i shpalli. Zemra nuk e mohoi atë që e pa. A polemizoni me të për atë çfarë ka parë? Ai e ka parë edhe herën tjetër. Në Sidretu’l-Munteha. Aty është pranë Xhenneti. Kur Sidren e mbuloi çfarë e mbuloi. Shikimin nuk ia kthei as s’e hutoi! Pa mrekullitë më madhështore të Zotit të vet.” (En-Nexhm: 1-17)

Aty Pejgameri a.s. mori urdhërin që t’u kmunikojë ithtarëve të vet se janë të obliguar t’i drejtohen me lutje Zotit dhe ta falin namazin 50 herë brenda 24 orëve. Me propozimin e Musaut për ta zvogëluar këtë numër, i cili më herët e kishte provuar paaftësinë dhe dëgjueshmërinë e nënshtrueshmërinë e dobët të popullit izraelitë, Muhammedi a.s. kërkoi nga All-llahu xh. sh. lehtësim për ymmetin. All-llahu xh.sh. ia pranoi kërkesën Pejgamberit duke i reduktuar prej 50 kohëve në pesë kohë namazi, por shpërblimi do të jetë plotësisht i barabartë me 50 namaze.

Nëse duam edhe më tej ta ndjekim Pejgamberin e Zotit në Mi’raxhin e tij, mos ta ndahemi nga falja e namazit. I kemi dhënë besën Zotit se namazin do ta falim dhe Pejgamberin a.s. në Mi’raxhin e tij do ta ndjekim.

Udhëtimi i Mi’raxhit vazhdon dhe Pejgamberi a.s. e tejkaon me sukses çdo pengesë që i del përpara. Duke e përshkruar këtë udhëtim të mrekullueshëm të ngritjes së intelektit njerëzor drejt atij hyjnor, Pejgamberi a.s. thotë: “Më barten prej një perdeje në tjetrën derisa i kalova 70 perde, e gjerësia e së cilës ishte pesqind vjet udhëtimi; atje u lëshua një mbulesë e gjelbërt (refrefi), drita e së cilës ishte më e fuqishme se drita e Dielit, e cila m’i vërboi sytë.

Më vendosen përmbi atë refref dhe arrita në Arshin e All-llahut. “Kur hyra në Arsh, desha të zbathem. Por dëgjova një zë nga All-llahu: “Mos u zbath! Arshi dhe Kursijj (Froni) janë të nderuara nën këpucet tua”. Thash: “O Zoti im, vëllaut tim Musaut i the: “Zbathu, ti je në malin e shenjtë Tuva!” I lartmadhërishmi u përgjigj: “Afrohmu, o Ebu’l-Kasim! Musau nuk e ka tek Unë atë shkalë që ke ti. Po, Musau ka folur me Mua, por, ti je i dashuri Im. Musau kërkoi të Më shohë. Unë i thash: Nuk do t’më shohësh para të dashurit Tim. Pastaj dëgjova një zë sipër meje: “Unë e heq hixhabin (perden) që është mes Meje dhe teje!” “Kur All-llahu xh.sh. e ngiti hixhabin (perden), i mahnitur thash: O edukuesi im:

Et-tehijjatu lil’lahi ves-salavatu vet-tajjibatu! – Selamet më të mira, respekti dhe të gjitha të mirat qofshin për All-llahun!”

“Es-Selamu alejke ejjuhe’n-nebijju ve rahmetullahi ve berekatuhu!” – Edhe ty selam o Pejgamber dhe mëshira dhe bekimet e All-llahut”, tha All-llahu i Lartësuar. Unë i shtova:

“Es-Selamu alejna ve ala ibadil’lahi’s-salihin”! – Selam të gjithë neve dhe të gjithë robëve të mirë të All-llahut”! Kurse Xhebraili a.s. lëshoi një pshëretimë:

“Esh’hedu en la ilahe il’lallah ve esh’hedu ene Muhammeden abduhu ve resuluhu!” – Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është robi dhe Pejgamberi i Tij.”

Pas kësaj i Lartësuari tha: “Afrohu o Ebu’l-Kasim!”, dhe unë iu afrova në distancën më të afërt. Ai më pyeti: “Me se do t’Më nderon o i dashuri Im?” “Me robëri ndaj Teje”, iu përgjigja. Atëherë i Lartësuari e shpalli:

“Qoftë lartësuar Ai që e kaloi robin e Vet në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (Qabes) deri në Mesxhidi Aksa (Jerusalim), rrethinën e të cilit e kemi bekuar, në mënyrë që t’i tregojmë disa nga argumentet Tona. Ai me të vërtetë dëgjon dhe sheh çdo gjë”. (Isra: 1)

Kjo ishte ngjitja e Pejgamberit (s.a.v.s.) për gjatë vertikales së shtatë botëve qiellore që simbolizojnë shtatë shkallet e ngritjes së njeriut për gjatë vertikales së tij në përkryerjen shpirtërore.

(Visited 68 times, 1 visits today)
Top