Sábado, 10/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Ministri Agani në interpelancë

Ministri Agani në interpelancë

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani të enjten do të jetë në interpelancë lidhur me gjendjen në shëndetësinë e Kosovës.

Kjo interpelancë e ministrit Agani vjen me kërkesë të deputetes Time Kadrijaj, mbështetur edhe nga 9 deputetë tjerë.

Pika tjera të rendit të ditës në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës janë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për tregun e naftës dhe produkteve të naftës në Kosovë, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për administrimin e punës në zyrë, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës, zgjedhja e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore dhe miratimi i Marrëveshjes së deputetëve nga radha e komunitetve tjera joshumicë dhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga këto komunitete. /Telegrafi/