Quarta-feira’, 27/9/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Mijëra muslimanë çohen kundër këngëtares serbe(Jelena Karleusha) e cila keqpërdori ezanin

Mijëra muslimanë çohen kundër këngëtares serbe(Jelena Karleusha) e cila keqpërdori ezanin

tribina

Në “Facebook” është krijuar një grup “Iniciativë për padi ndaj Jelena Karleushës për shkak të fyerjeve ndaj Islamit”, e cila tashmë ka arriturr të grumbullojë 16,000 pasues

Këngëtarja serbe, Jelena Karleusha, ka zhvilluar një koncert më datë 15 qershor në Ushçe të Beogradit. Atë që bëri ajo me këngën “Duboko Ranjena” ishte një fakt shokues për botën islame.

Kënga “E lënduar e thellë”, e cila ishte një prej këngëve që duhej t’i performonte këngëtarja në Ushçe, në titull mban parashtesën “arabic mix”, por në fakt kënga fillon me ezanin, që është thirrje për lutje dhe që këndohet në xhami.

Por, nuk ka përfunduar gjithçka me kaq. Në “Facebook” është krijuar një grup “Iniciativë për padi ndaj Jelena Karleushës për shkak të fyerjeve ndaj Islamit”, e cila tashmë ka arriturr të grumbullojë 16,000 pasues.

Jelena Karleusha ende nuk ka deklaruar asgjë sa i përket kësaj çështje. /Portalb