Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Metodat për pastrimin e zemrës nga brengat Si mund të ndihmoj, dhe Allahun e lus që të ndihmoj ty dhe mua, në pastrimin e zemrës, do t’ju jap disa mënyra për pastrimin e saj: 1.Të dërgosh salavate mbi Pejgamberin, salallahu alejhi ue selem Kur një njeri i tha Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem. “Atëherë tërë […]
Metodat për pastrimin e zemrës nga brengat Si mund të ndihmoj, dhe Allahun e lus që të ndihmoj ty dhe mua, në pastrimin e zemrës, do t’ju jap disa mënyra për pastrimin e saj: 1.Të dërgosh salavate mbi Pejgamberin, salallahu alejhi ue selem Kur një njeri i tha Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem. “Atëherë tërë […]
Metodat për pastrimin e zemrës nga brengat

Metodat për pastrimin e zemrës nga brengat
Si mund të ndihmoj, dhe Allahun e lus që të ndihmoj ty dhe mua, në pastrimin e zemrës, do t’ju jap disa mënyra për pastrimin e saj:
1.Të dërgosh salavate mbi Pejgamberin, salallahu alejhi ue selem
Kur një njeri i tha Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem. “Atëherë tërë duan do ta kthej në salavate mbi ty”, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, pastaj i tha: ”
Atëherë Allahu do të kursej nga brengat tuaja.”
Në një transmetim tjetër qëndron: “Do të falen mëkatet dhe do të kursehesh nga brengat”
Një shejhit i erdhi një njeri dhe iu ankua atij se makina e tij ishte vjedhur.
Shejhu i tha që të shkoj në xhami dhe të dërgoj salavate:
Allahumme sali ‘ala Muhammedin ve’ala ali Muhamed kema salejte ‘ala Ibrahime ve ‘ala ali Ibrahime, inneke Hamidun Mexhid. Allahumme barik ‘ala Muhammedin ve ‘ala ali Muhamed kema barekte ala Ibrahime ve ‘ala ali Ibrahime, inneke Hamidun Mexhid.
O Zot, ki mëshirë ndaj Muhammedit dhe familjes së tij, siç pate mëshirë ndaj Ibrahimit dhe familjes së tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar.O Zot, bekoje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar…
Dhe i lavdëruar qoftë All-llahu i Lartësuar, nuk u ngrit dielli pas namazit të sabahut, dhe makina vetëm se iu kthye mbrapa. Ky nuk është tregim sufist, por bindje e fortë në hadithin e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem. Sufia është bidatgji që shpik tregime, ndërsa unë të flas për sunetin. Këto janë fjalët e Profetit, salallahu alejhi ue selem. Pra, nëse ke brenga dërgo salalvate mbi Pejgamberin, salallahu alejhi ve sel-lem, në mënyrë që të largohet brenga.
2. Leximi i sures El-Ihlas dhe El-Felek
Thotë i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem: ”Kush i lexon: Kul huvallahu ehad, dhe kul eudhu bi rabbil felek, kur të agojë dhe kur të errësohet, All-llahu do ta kursej nga ajo çfarë e shqetëson”.
Megjithatë, oj rini, mos harroni se ekziston kusht, e kjo është që do të kesh bindje të fortë në këto fjalë, dhe ti lexosh këto sure me qëllim që Allahu të kursej nga brengat. Që ti mësosh me bindje të plotë se Allahu është kadir që të kursejë nga brengat, dhe se Pejgamberi alejhi selatu ve sel-lem, e ka thënë të vërtetën. Lexoj sinqerisht dhe mbështetu në Allahun, në mënyrë që Allahu të kursej nga brengat.
3. Ta thuash hasbijellahu
Thotë i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem: “Ai i cili thotë 7 herë kur të agojë dhe kur të errësohet:
HasbijAll-llahu la Ilahe il-la hu(ve), ?Alejhi tevekkeltu ve Huve Rabbul-`arshil-`adhim. (7 herë).
Kur të lexon: Më mjafton mua All-llahu; s’ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Tek Ai jam mbështetur dhe Ai është Zoti i Arshit të Madh… mendo rreth këtyre fjalëve… Më mjafton mua All-llahu… Ai Tek Ai jam mbështetur… s’ka të adhuruar tjetër përveç Tij, Tek Ai jam mbështetur, Ai është Zoti i Arshit të Madh…
Prezantoja vetes varrin në mënyrë që Allahu të ruaj nga brenga e varrit.
Prezantoja urën e siratit në mënyrë që Allahu të ruan nga vështirësitë e saj. Prezantoja shpërndarjen e librave në mënyrë që të kursejë nga ato shqetësime. Prezantoja vetes mizanin (peshoren) dhe qëndrimin para All-llahut të Lartë, në mënyrë që të kursej nga brengat në ato momente.
4. Istigfari
Thotë i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem: “Kushdo që i mbahet istigfarit, All-llahu do ti jap rrugëdalje nga çdo vështirësi, do t’ia largoj çdo brengë dhe do ta furnizon atë nga ai as nuk e shpreson”
5. Shndërrimin e tërë brengave në një brengë
Thotë i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem: “Kujt e vetmja brengë i bëhet Ahireti, Allahu do ta mbrojë atë nga brengat e kësaj bote, ndërsa atij të cilit brengat i janë të shpërndara, për All-llahun nuk do te ketë rëndësi se në cilën luginë (të vendit) i tilli do ta pësojë.” Hadithin e transmeton Maxhe, ndërsa shejh Albani e ka vlerësuat të mirë në ‘Sahihuh xhami’ “6065.
Le të jetë brenga e jote ditë dhe natë: Sikur ta dija, a është Allahu i kënaqur me mua? Nëse tani vdes, a do të shkoj në Xhenet apo në Xhehenem? Sikur ta dija a do ta kalojë urën e Siratit apo do të ngeci mbi të?
Cili tigan i peshores time do të jetë më i lehtë? Kur fletët dhe librat do të shpërndahen, a do të më jepet në dorën e djathtë apo të majtë? Le të jetë brenga jote kryesore Ahireti, dhe sa u përket brengave të kësaj bote, ato janë të shumta, kështu që kush copëtohet në këto brenga do të jetoj si fatkeq dhe do të vdes si fatkeq.
6. Duaja (lutja)
Duaja është arma jote, kështu që lute All-llahun ti lehtësoj punët dhe të ruaj nga ajo që të ngarkon. Lutu me përulësi, dhe thuaj: ”Zoti im mbushe zemrën time me dashuri ndaj Teje, kështu që asgjë mos të më largoj prej Teje”.
O Zoti im, bëje brengën time një, brengë për Ty, bëje mendimin tim një, të mendoj për Ty. Më mëshiro o Zot, dhe më ruaj nga shqetësimet e mia dhe të gjitha që më ngarkojnë. O Zoti im, nga Ti kërkoj strehim nga brengat dhe vuajtjet e mija…
Lute All-llahun, sepse All-llahu është afër, ai i dëgjon lutjet e të palumturve dhe nevojtarëve.
I dashur vëlla që udhëton për tek All-llahu cila duhet të jetë brenga yte.
Pastro zemrën tënde nga brengat e kësaj dunjaje dhe bëhu i sinqertë. Mos i bëj komplot Zotit dhe pastaj ty të bëhen intriga dhe të bëhesh prej atyre të shkatërruarve. Le të jetë brenga yte me të cilën jeton dhe për të cilën jeton vetëm brenga e Ahiretit dhe kënaqësia e Allahut. Mos bëj komplote, në të kundërtën, asnjëherë nuk do të arrish deri tek Zoti yt!
Nga libri: Rruga drejt faljes së Zotit Mëshirues
Autor: Shejh Muhammed Hussejn Jakubi
Përgatitur nga: Ummu Hurejra
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
December 17, 2018 / By M.I Simptomat e personit qe eshte i goditur nga hasedi (mesyshi i urrejtjes)
January 12, 2019 / By M.I Nëse keni qime në gjoks, atëherë ju vuani nga …
December 30, 2018 / By M.I Fotografi i cili pasiqë e kishte bërë këtë,kishte rënë në depresion
January 19, 2019 / By M.I Pse gruaja plaket përpara burrit
October 22, 2018 / By M.I Ky lloj i mesyshit mund te dergoj deri ne vdekje
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
September 24, 2018 / By M.I Llojet e fukarallëkut më të keq janë:
September 24, 2018 / By M.I Pastroje hundën me dorën e majtë! Ja arësyeja
September 24, 2018 / By M.I Rozmarina per të përmirësuar memorien
September 24, 2018 / By M.I Xhinsengu për përmirësimin e humorit
September 24, 2018 / By M.I Menteja apo nenexhiku
September 24, 2018 / By M.I Xhenxhefili ndihmon të vjellat dhe të përzierat
September 24, 2018 / By M.I Ngrënia e një luge mjaltë në mëngjes
September 24, 2018 / By M.I Pastrimi i shtëpisë nga figurat-ivizmi dhe skulpturat