Sábado, 10/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Metoda e shërimit me Kuran duke i lexuar vetvetes !?

Metoda e shërimit me Kuran duke i lexuar vetvetes !?

sherim vetvetes
Një metodë e shkëlqyer ,për t’i bërë rukje (lexim Kurani) vetës,ndikimi i së cilës do të jetë më efektiv (me ndihmën e Allahut) sesa ai që të lexon dikush tjetër (të bën rukje)
Me mirësine e Allahut në të ka hajr të madh,bereqet dhe shërim,thotë Allahu në Kuran;

??????????? ???? ?????????? ??? ???? ??????? ?????????? ??????????????? ????? ??????? ????????????? ?????? ????????

” Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët.”(El Isra;82)
Duhet të kesh ujë zemzem; I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, në lidhje me ujin zemzem ka thënë: “Është i bekuar dhe pije që të ushqen.” Tajalisi shton: “Dhe shërim për sëmundjen.” [Muslimi, 6359]
Mjaltë-

???????? ???? ?????????? ??????? ?????????? ??????????? ????? ??????? ?????????

”…nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit…..”( Sure Nahl;69) dhe
Vaj ulliri

?????????? ??????????????

” Pasha fikun dhe ullirin! (Sure Et-Tinn;1)
Duhet të jesh i bindur se shërimi yt është vetëm në dorën e Allahut. Allahu nuk ka zbritur ndonjë sëmundje përveçse ka zbritur edhe shërimin e saj.
Së pari duhet të jesh me abdes dhe i kthyer nga Kibla.
Pastaj e hap Mus’hafin, suren Fatiha e lexon shtatë herë,frynë në ujë (zemzem nëse ke) pastaj në vaj ulliri (mundësisht të jetë original) dhe në mjaltë.
E hapë suren Bekare dhe lexon 2 faqe të saj,(në gjuhën arabe-jo leximi i përkthimit në gjuhën shqipe) frynë në ujë ,vaj e mjaltë.
Duhet të lexosh me përqëndrim të zemrës, koncentrim të thellë dhe meditim.
Kështu vazhdon ,lexon dhe pas çdo 2 faqesh frynë në ujë ,në vaj ulliri pastaj në mjaltë ,derisa ta bësh hatme tërë suren Bekare (do të merr përafërsisht 1-1.30min. kohë)
Pasi ta përfundosh suren Bekare dhe të frysh në ujë ,vaj ulliri dhe mjaltë ;
Duhet të pish nga uji që ke fryrë në të ,ndërsa një pjesë të pakët të ujit e vendos në një enë tjetër me ujë të nxehtë dhe pastrohesh me të ;
Me vajin e ullirit e lyen tërë trupin,
Ndërsa mjaltin e merr cdo dite nga një lugë në esëll.

Përktheu:A. L.B
Kontrolloi:Mr.Muhammed Broja

Tags: