Quinta-feira, 9/4/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Metafora e lutjes

Metafora e lutjes

Kam mësuar nga një dijetar se çka është urdhëri, lutja dhe kërkesa.

Urdhëri   vjen nga pozita lart-poshtë (vertikalisht), kërkesa nga pozita
e barabartë (horizontalisht),
kurse tema në fjalë të cilën dua ta trajtoj është LUTJA e
cila vjen nga pozita poshtë – lart (vertikalisht).

Ta bëjmë një krahasim në mes LUTJES dhe DETIT.
Ndoshta dikujt ky krahasim do t’i duket i çuditshëm dhe i paarritshëm,
mirëpo, fundi i kësaj teme do ta zgjidhë enigmën.
E dimë nga gjeografia se kur rrezet e diellit bien në DET, krijojnë avullin
cili ngrihet në  qiell dhe i formon retë, pastaj, bashkimi i reve me pole
pozitive dhe negative shkakton shiun i cili prapë
kthehet në vendin e vet, në DET.

Tash të flas për filozofinë e LUTJES. Njeriu kur don të lutet,
së pari bashkon duart të cilat kanë formën e lugut, nga GOJA (dielli)
dalin FJALËT (rrezet e diellit)  të cilat vendosen në LUGUN (detin),
pastaj NGRIHEN FJALËT (ngrihet avulli) dhe arrijnë te KRIJUESI
(formohen RETË), pastaj, lutja PLOTËSOHET (bie shiu)
dhe në fund vendoset EKUILIBRI (shiu vendoset në vendin e vet),
pra, LUTJA pranohet.

Përgatiti: Faton Zharku

(Visited 39 times, 1 visits today)
Top