Segunda-feira, 29/5/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Mësyshi

Mësyshi

 

Mësyshi është një shikim që del apo lëshohet nga një krijesë,qoftë njeri,xhin apo kafshë,burrë apo grua. Ky shikim drejtohet drejt sendit që ai e shikon dhe e pëlqen, dhe si pasojë e këtij shikimi ndikohet apo ndryshon ai send me lejen e Allahut të Lartësuar. Ndikimi i mësyshit realizohet si shkak i lakmisë,habisë,dashurisë,apo urrejtjes dhe zilisë. Mësyshi ka një force të jashtëzakonshme të cilën nuk arrijnë ta kuptojnë shumica e njerëzve. Mund të ndikojë në shpejtësi dhe largësi shumë të madhe,dhe ndikimi i tij të vazhdojë me vite. Dijetarët islam bëjnë të ditur se mësyshi mund të shkaktojë paralyze të tërrësishme,çmenduri,vetëvrasje,kancer,aborted he shumë e shumë sëmundje të ndryshme,të cilave nga aspekti mjekësorë nuk u gjendjet assesi shkaku dhe origjina e tyre.

Dijetari i madh islam Ibën Haxher (Allahu e mëshiroftë) thotë: ”Mësyshi është të shikosh mahnitshëm e me lakmi,qoftë dhe pa zili,qoftë edhe nga njeriu më i mirë,por ai që pëlqen diçka dhe e mahnit, le ta urojë, le ta bekojë, le të lutet për të duke thënë MASHA-ALL-LLAH”.

Komentatorët e Kur`anit pohojnë se mësyshi është më i shpejtë se sa shpejtësia e xhinëve. Kurse shpejtësia e xhinëve është sa hap e mbyll sytë,ata kalojnë prej një shtet e në tjetër. Ndikimi i mësyshit është i ngjashëm me ndikimin e rrezeve të diellit,të cilat nuk mund të shihen me sy,por ndikojnë te vendi që godasin. Mësyshit me lejen e Allahut i mundësohet që të jap ndikimin e tij mahnitës në: mençuri,në dituri,në pasuri,në risk, në bukuri,në zgjuarsi,në moral,në urtësi,në pozitë,në dashuri për fe,në oratori,në bukuri të zërit,në të ecur,në shkathtësi,dhe në shumë e shumë cilësi të tjera,të cilat i janë dhuruar robit si mirësi dhe begati nga Zoti xh.sh.

Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Mësyshi është i vërtetë, rrëzon dhe malin e lartë.”
(Sahihul Xhami’ë: 4146)

Tags: