Quarta-feira’, 26/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mësoni si të pastroni mëlçinë në mënyrë të thjeshtë dhe natyrale



Mësoni si të pastroni mëlçinë në mënyrë të thjeshtë dhe natyrale

Mëlçia është organi që pastron trupin nga toksinat. Mëlçia na mban gjallë dhe merr 1,5 litra gjak në minutë. Ajo është përgjegjëse për pastrimin e gjakut nga substancat e dëmshme, rrit hemoglobinën dhe forcon trupin. Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme brenda trupit tonë, sepse përpunon të gjitha toksinat të cilat hyjnë brenda trupit. Ajo është i vetmi organ i brendshëm që mund të rigjenerohet.

Detoksifikimi natyror është mënyra më e mirë për të pasur gjithmonë një mëlçi të shëndetshme. Ju duhet të pini të paktën dy litra ujë në ditë, të merrni frymë thellë dhe të jeni të qetë. Bëni tre minuta dush me ujë të nxehtë dhe më pas dush me ujë të ftohtë për 30 sekonda, sepse kjo do të përmirësojë presionin e gjakut dhe do të kryejë detoksifikim në trup. Mënyrë e shkëlqyer për ruajtjen e mëlçisë të shëndetshme është konsumimi i ujit në temperaturë ambienti, me limon çdo mëngjes, pa sheqer.

Shtoni pak hudhër në gatim ose në sallatë për shkak se ajo aktivizon enzimat si një mburojë natyrore e mëlçisë. Çaji jeshil pastron mëlçinë nga toksinat dhe e mbron atë nga yndyra. Shkencëtarët japonezë zbuluan se avokadot gjithashtu përmbajnë komponimet që mbrojnë mëlçinë nga dëmtimi. Majdanozi largon metalet e rënda të cilat në mënyrë të konsiderueshme lehtësojnë punën e mëlçisë.





Shafran i Indisë është gjithashtu i mirë për detoksifikim natyror, sepse jo vetëm që mbron, por edhe përmirëson rigjenerimin e qelizave të mëlçisë.

(Visited 36 times, 1 visits today)




Top