Terça-feira, 15/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mësimet prej fatkeqësisë

Mësimet prej fatkeqësisë

Të kesh frikë dhe ndërgjegje ndaj Allahut, subhanehu ue te’ala dhe të mendosh rreth ngjarjeve të cilat ndodhin rreth teje. Merr mësim prej tyre dhe përkujto, inteligjent është ai i cili përkujton dhe merr këshillë.
Tërmetet shkaktuan mijëra vdekje të njerëzve, shkaktuan humbje të pasurive dhe pronave dhe i detyruan njerëzit të kërkojnë strehim jashtë vendbanimeve të tyre, duke qëndruar pa shtëpitë dhe pasuritë e tyre dhe pa ushqim dhe pije. Ata u kthyen nga siguria në frikë, nga pasuria në varfëri, bëri familjet të largohen dhe ktheu jetën në vdekje. Pa dyshim, në të ka mësim për ata të cilëta marrin mësim dhe përkujtim për ata që përkujtojnë, kështu që ata mund të kthehen te Zoti dhe Krijuesi i tyre.

I sinqerti, i zgjedhuri (es-Sadik el-Mustafa), salallahu alejhi ue selam, na ka informuar neve se turma e tërmeteve është shenjë e ardhjes së Orës (Kiametit). Ai na informoi se do të ketë shumë në kohën e fundit.

Ahmedi tregon në hadithin të cilin e ka transmetuar nga Ebu Hurerja, radijalahu anhu, se Profeti, salallahu alejhi ue selam, ka thënë: “Ora (Kiameti) nuk do të ndodhë derisa dija të lihet, koha të kalojë shpejt, tërmetet të shtohen në numër, të shfaqen fatkeqësitë (fitnet) dhe Harj të shtohet në numër.” I ishte thënë: ‘Çka është Harj, o Resulullah?’ Ai kishte thënë: “El- Katl, el-katl (Vrasja)”.

Shumë prej atyre që janë përmendur në këtë hadith tashmë janë realizuar.
Ngjarjet e tërmeteve dhe ngjarjet e tjera të ngjashme të dëmshme dhe shkatërrimtare janë dëshmia më e mirë e fuqisë mahnitëse të Allahut, subhanehu ue te’ala. Tërmetet janë ndër ushtarët e Allahut, subhanehu ue te’ala, të nënshtruar urdhërit të Tij. Ai, subhanehu ue te’ala, shkakton frikë në zemrat e atyre që Ai dëshiron, ua mëson mësimet atyre që Ai dëshiron dhe i dënon ata që Ai dëshiron.

… e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, …” (74: 31)
“Edhe ushtritë (ndëshkuese) e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut dhe All-llahu është i fuqishëm e i urtë.” (48: 7)

Nëse Umeti e len Sheriatin e Allahut, e injoron Dinin e Allahut të Lartësuar dhe i përcjell armiqtë e tij, Allahu do t’ia nënshtrojë atë ushtrive të Tij, të cilët nuk i njeh askush përveç Tij. Prej mesit të këtyre ushtrive janë tërmetet.
“Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhëmbshëm e i ashpër.” (11: 102)
“Kur duam ta shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.” (17: 16)

Allahu, subhanehu ue te’ala, me këtë tërmet ua bën të qartë robërve të Tij realitetin e qartë se mbretëria e qiejve dhe e tokës është në duart e Tij, subhanehu ue te’ala dhe se Ai është i papërballueshëm dhe mbizotërues i robëruesve të Tij.
Çdo gjë është në duart e Allahut, Ai ka fuqi mbi çdo gjë dhe askush në qiej dhe në tokë nuk mund ta dobësojë Atë, subhanehu ue te’ala. Shfaqja e tërmeteve prandaj na drejton neve në një realitet tjetër që mund të mungojë në mendjet e disa njerëzve, atyre të cilët janë të zënë me këtë botë dhe që janë robër të materializmit.

Tërmetet gjithashtu na përkujtojnë neve Ditën e Gjykimit. Ditën kur e tërë toka do të dridhet dhe jo vetëm një pjesë e saj. Allahu, subhanehu ue te’ala thotë:
O ju njerëz, ruanu dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjini dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër.” (22: 1-2)

Shikoni çka ka mbetur pas tërmetit prej shkatërrimit të ndërtesave dhe shtëpive, vdekjen e mijërave dhe familjet duke kërkuar strehim jashtë shtëpive të tyre. Çfarë shteti është ai në të cilin secili është duke u larguar, duke mos u brengosur për asgjë?
Pra, çka mendoni për Ditën e Gjykimit?
Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet. Prej nënës dhe prej babait të vet. Prej gruas dhe prej fëmjëve të vet.” (80: 34-36)
“Ditën që vrullshëm bëhet dridhja.” (79: 6)

Allahu te’ala i paralajmëron robërit e Tij me këtë tërmet të marrim mësim, të këshillohemi, të bëhemi gati dhe ta përgatisim veten për Ditën e ndarjes, ditën e tërmetit të madh që do ta dridhë tërë tokën.
Allahu te’ala ka caktuar në këtë univers ligjet e qarta, ato as nuk ndryshojnë as nuk janë të zëvendësueshme. Ai nuk i gjason askujt, Ai është Krijuesi dhe Sunduesi i vetëm, Ai do t’i pyet dhe do t’i bëjë llogari secilit, duke përfshirë edhe të dërguarit.
Ne patjetër do të marrim në përgjegjësi ata, të cilëve u është dëguar (pejgamber), e do t’i marrim në pyetje edhe të dërguarit.”  (7: 6)
Prej themeleve të Allahut është se Ai nuk e sjell dënimin përveç gjatë mëkatit dhe Ai nuk e largon atë përveç pas pendimit. Allahu te’ala thotë:
“Ç
farëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqia), e për shumë të tjera Ai u falë.” (42: 30)
Allahu i Madhërishëm dhe i Fuqishëm gjithashtu thotë:
Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).” (30: 41)
Çdo fatkeqësi dhe çdo katastrofë që i ngjan robit është për t’i paguar mëkatet dhe veprat e tyre të këqija.
Çka kanë marrë Ademi dhe Hava prej Xhenetit përveç veprave të këqija dhe çka i përmbyti të gjithë njerëzit në tokë në kohën e Nuhut, përveç veprave të këqija?
Çka është ajo që dërgoi erën e furishme dhe të dhunshme mbi popullin e Adit, ata u panë të shtrirë dhe të hedhur përtokë dhe të shkatërruar, nëse ata i kishin gropuar trungjet e palmave? Kush solli britmën e tmerrshme mbi popullin e Themudit derisa ua preu zemrat brenda trupave të tyre dhe ata të gjithë vdiqën pa përjashtim? Kush i hoqi-ngriti fshatërat e popullit të Lutit derisa engjëjt dëgjuan lehjen e qenëve të tyre, pasatj u kthyen kokëposhtë e të përmbysur dhe pastaj ra mbi ta një shi me gurë?
Ky është dënim direkt për veprat e këqija: vërshimi, zjarri, tërmetet, shkatërrimi, uria, era e furishme… “
Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nuk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.” (20: 127)

A kemi marrë këshillë dhe mësim? Allahu, subhanehu ue te’ala thotë:
A nuk i kemi shkatërruar Ne popujt më të hershëm? Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm. Ne ashtu bëjmë me kriminelët. Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan.” (77: 16-19)
Tërmetet janë vetëm paralajmërim prej Allahut, subhanehu ue te’ala- jo vetëm te banorët e një pjese të goditur me dridhje, por te njerëzit në përgjithësi, në të gjitha tokat-që ata të mund të kthehen te Zoti i tyre dhe te feja e tyre. 
Përndryshe, dënimi do të vie mbi ta. Allahu, te’ala thotë:
Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejt.” (29: 40)

Përktheu: Fexhrie Kaçiu 

Sheikh Salih el-Hamrani

(Visited 18 times, 1 visits today)
Top