Terça-feira, 25/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

MËSIME JETE TË ÇMUESHME PËR ÇDO NJERI



MËSIME JETE TË ÇMUESHME PËR ÇDO NJERI

MËSIME JETE TË ÇMUESHME PËR ÇDO NJERI

U pyet një dijetar dhe njeri i urtë:

Sa të ha? U përgjigj: Sa të mos ngopesh dhe sa të mos mbetesh i uritur.

Sa të qeshi? U përgjigj: Derisa të të gëzohet fytyra dhe mos ta ngrisësh zërin.

Sa të qaj? U përgjigj: Mos u ndal së qari nga frika e Allahut.

Sa ta fsheh veprën time të mirë? U përgjigj: Sa të mundesh.





Sa ta paraqes veprën e mirë?U përgjigj: Aq sa ta pasojnë të tjerët atë vepër të mirë.

Sa të gëzohem nëse njerëzit më lavdërojnë? U përgjigj: Deri në atë gradë sa ti mendon se Allahu a është i kënaqur me ty apo i zemëruar.

Sa të pikëllohem nëse njerëzit më nënçmojnë? Nuk të bën dëm asgjë nënçmimi i njerëzve nëse tek Allahu je i dashur.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

(Visited 96 times, 1 visits today)




Top