Tuesday, 16/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mesazh impresionues drejtuar publikut nga Keanu Reevs



Mesazh impresionues drejtuar publikut nga Keanu Reevs

Unë nuk mund të jem pjesë e botës ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta, duke treguar gjithçka që duhet të jetë e vlefshme.
Ku nuk ka nder dhe dinjitet dhe ku mund të mbështeteni vetëm në ‘Ju premtoj’.

Ku gratë nuk duan fëmijë, kurse burrat nuk duan familje.

Ku budallenjtë besojnë se janë të suksesshëm, derisa fshihen pas rrotave të automobilit të babait, kurse baballarët që kanë sadopak fuqi përpiqen t’ju bindin se ju nuk jeni askush dhe asgjë.

Ku njerëzit rrejshëm deklarohen se besojnë në Zot me gotën e alkoolit në dorën e tyre dhe pa asnjë kuptim të fesë së tyre.

Ku xhelozia konsiderohet turp, kurse modestia konsiderohet dobësi.

Ku njerëzit harrojnë për dashurinë, por kërkojnë partner ideal.

Ku njerëzit rregullojnë çdo zhurmë në makinë, duke mos kursyer as kohë as para, ndërsa ata vetë duken aq të varfër, sa që vetëm automobilat e shtrenjtë mund t’i mbulojnë.





Ku djemtë i shpenzojnë paratë e prindërve në klubet e natës, duke imituar tingujt primitivë, kurse vajzat për shkak të kësaj bien në dashuri me ta.

Ku burrat dhe gratë ka vite që nuk dallojnë mes vete, dhe ku e gjithë kjo quhet liria e zgjedhjes, kurse ata që zgjedhin rrugë tjetër etiketohen si përdhunues të retarduar.

Unë e zgjedh rrugën time, por është dëm që nuk gjej mirëkuptim tek njerëzit, tek të cilët më së shumti dëshiroja ta gjeja.

Keanu Reevs