Quarta-feira’, 11/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Merini këto dy këshilla

Merini këto dy këshilla

“Merini këto dy këshilla!!
– Këshilla e parë: Mos lejo të kalojë dita jote pa e thënë këtë lutje: “All-llahume in-ni eudhu bike minel hem-mi ve huzni, vel axhzi vel keseli vel buhli vel xhubni, ve dale’id dejni ve galebetir-rixhal”.
(O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, nga zhytja në borxhe dhe mundimet prej njerëzve). Kjo lutje me lejen e Allahut, Fisnikut, Bujarit, të Cilit syri nuk i fle, e largon çdo gjë që nuk mundet t’i përballojë shpirti!!
– Këshilla e dytë: Kur ndjehesh i mposhtur dhe i mundur.. Kur ndjen se ke gabuar ndaj Allahut, dhe në atë momente, s’ke në dorën tënde asnjë mundësi apo të veprosh diçka..
Kur ndjehesh i pamundur tërësisht, në çdo gjendje dhe në çdo rast.. E tëra ajo që duhet të veprosh janë dy: 1. Pikëllimin tënd dhe mposhtjen tënde, preokupoi me istigfar (kërkim falje), i bindur plotësisht se do të vijë lehtësimi nga kjo gjendje.
Një nga lutjet e kërkim faljes:
“Estagfirull-llahe el-Adhim el-ledhi la ilahe il-la Huve. El Hajjul Kajjumu ve etubu ilejhi”.
(Kërkoj faljen e Allahut të Madhërishëm, e të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, që është i Gjallë përgjithmonë dhe Mbikëqyrës, i Përhershëm dhe vetëm tek Ai pendohemi).
2. Jep lëmoshë, qoftë ajo sado pak, me bindje të plotë se Allahu me të do ta largojë pikëllimin tënd dhe brengat e tua!! Në fund të ditës, mos shpreso diç tjetër, përveç se kënaqësisë dhe me të vërtetë do të kënaqesh: “e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqur”. Duha 5.

(Visited 63 times, 1 visits today)
Top