Segunda-feira, 14/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mënyrë e thjeshtë për largimin e dhimbjeve – duke masazhuar duart

Mënyrë e thjeshtë për largimin e dhimbjeve – duke masazhuar duart

Jeta dinamike, agjenda e stërmbushur, qëllimet e larta, mungesa e kohës, por edhe ndoshta mungesa e mjeteve financiare por edhe shumë faktorë tjerë ndikojnë që njerëzit nuk munden të shërohen në mënyrën më të mirë nga shumë sëmundje. Ato fillojnë si çrregullime të vogla,  por të cilat kemi mundësi edhe t‘i parandalojmë apo edhe me ndihmën e Allahut azze we xhel t’i shërojmë edhe vetë me shumë pak kujdes dhe kohë të cilën e kemi në dispozicion secili prej nesh.

Medicina tradicionale kineze shkurt me TCM e shkruar ka shumë gjëra të dobishme në këtë drejtim. Porse më duhet të them se ajo është një lloj mjeksie alternative e cila sot e kësaj dite  përdoret me shumë efektivitet. Shumë shpesh kur i lexoj librat e tilla të këtyre llojeve me të vërtetë thellohem edhe më shumë në bindjen time se Islami është feja më shumë se e vërtetë e cila ka ardh vetëm për më të mirën e njeriut. Ashtu siç ka zbritur si e fundit është edhe më e përsosura ndër të gjitha dhe e ndjej veten shumë të privilegjuar se jam një pjesë e kësaj feje të mrekullueshme dhe se kam një Krijues të Mrekullueshëm, i Dashur, Bujar, Shërues, i Dhimbshëm dhe shumë Mëshirues të gjithë atë që krijoi e në veçanti për njeriun.

Nuk mundem pa mos e kujtuar kushtin e dytë të Islamit, Namazi për të cilin nevojitet abdesi. Menjëherë pas nijetit duhet të lajmë duart 3 x për të vazhduar me kushtet tjera, kurse për abdesin do të veçoj vetëm ajetin prej Kur’anit Fisnik:

Sure el Maide Ajeti 6. O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) t’ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë (prej mëkatëve), t’ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që t’i falënderoheni.

Dhe hadithet ku Ka thënë i Dërguari i Allahut savs:


“Kush merr abdes sa më mirë, i dalin atij gjynahet nga trupi, qofshin ato edhe poshtë thonjëve”.
(Trasmetoi Muslimi).

Ka thënë gjithashtu:


“Me të vërtetë Umeti im do të njihet ditën e kijametit nga shenjat e abdesit, prandaj kush ka mundësi ta zgjasë atë (pra të lagë sa më shumë nga pjesët e caktuara në abdes)”. (Mutefekun Alejhi)

Kjo është çështje e cila poashtu kërkon pak meditim dhe mendimi im është se me anë të abdesit ne ashtu ashtu i japim vetes një ndihmë të vogël në drejtim të shërimit dhe preventivës.

Pra pasi sot e kësaj dite medicina nuk po mundet të jap përgjigje në secilën sëmundje por TCM apo medicina e lindjes ka një përparsi të madhe apo të themi një hap shumë të madh përpara duhet t’I hedhim herë pas here shumë vëmendje. Kjo nuk don të thotë se nuk duhet t’i jepet aspak kujdes mjeksisë së sotshme porse  të bëhet kombinimi i të dyjave në arritjen e shëndetit, njëra ndër gjërat shumë të çmuara të njeriut dhe pasurisë shumë të madhe të atyre që e posedojnë.

Njerëzit që miren me praktikimin e këtyre metodave janë të mendimit se në duart e njeriut është një formë karte e të gjitha pjesëve të trupit dhe të gjitha organeve të njeriut. Siç shihet në foton e dhënë më poshtë secila pjesë e trupit dhe secili organ ka një zone  refleksiologjie  në duart e juaja.  Me anë të shtypjes në pikat të cilat dëshironi ti shëroni apo t’u jepni më shumë energji, stimuloni impulse nervore të cilat përçohen në organet e duhura. Gjatë këtij lloji të stimulimit impulset lehtësojnë stresin dhe lirojnë bllokadat. Kur lirohen muskujt edhe enët e gjakut e shtojnë qarkullimin e tyre. Kjo shton sasinë e oksigjenit dhe gjërave ushqyese të arrijnë në qelizat e organeve të duhura. Qëllimi i kësaj metode është të arrihet një ekuilibër i organeve të trupit me të cilën gjë edhe arrihet në një funksion normal të organit apo organeve të prekur.

 

Si  vepron masazha e tillë:

Gjatë operacioneve të shumta është hasur se disa pacientë kanë më shumë e disa kanë më pak dhimbje. Apo edhe kur jemi te dentisti dhe nga dhimbjet shtrëngojmë diçka për të ndaluar dhimbjen që ndiejmë në atë moment me moton dhimbja më e madhe ndalon atë më të voglën kryejmë parandalimin apo ndierjen e dhimbjeve. Këtë gjë e ka studjuar amerikani Dr. William Henry Fitzgerald (1872-1942) dhe erdhi në përfundim se trupi i njeriut ka zona të cilat  mbarojnë në gishtat e duarve dhe të këmbëve.

Shtresa epiteliale e lëkurës është jashtëzakonisht e ndieshme ndaj dhimbjeve nga kjo edhe mundet shumë lehtë lokalizimin e dhimbjeve. Kjo është e ashtuquajtura dhimbja sipërfaqësore. Dhimbjes e cila qëndron më thellë i nevojitet më shumë kohë derisa të regjistrohet dhe nuk mundet të lokalizohet shpejt. Kjo dhimbje është e shkaktuar nga organet e mbrendshme.

Por të gjitë e dimë se edhe perceptimi i dhimbjeve gjatë reakcionit të dhimbjes përkeqësohet me kohë. Në këtë mënyrë njerëzit janë më të ndieshëm ndaj dhimbjeve.

 

Me anë të masazhës të pikave të refleksiologjisë ndjeshmëria ndaj dhimbjeve zvogëlohet

Me anë të shtypjes së pikave të refleksiologjisë arrihet një efekt i drejtëpërdrejtë në organet përkatëse. Qëllimi i gjithë kësaj është që trupi të arrijë një ekuilibër normal dhe të ndihmojë metabolizmin, e cila është bazë për një shëndet të mirë.

Gjatë shtypjes në pikat e caktuara në duar ndihmojmë që dhimbjet të zvogëlohen në pjesët tjera të trupit apo organet e caktuara dhe të sëmura.

Çfarë duhet të bëjmë:

  • Shtypni me anë të gishtit të madh në pikën e organit përkatës (shih foton apo edhe kërkoni foto të tilla në Google) në dorën tuaj për 5 sekonda.
  • Largoni gishtin e madh nga vendi kur bënit shtypjen per 3 sekonda
  • Përsëriteni këtë gjë për disa minuta
  • Përsëriteni veprimin disa herë gjatë ditës

Edhe pse ende ka shumë pak studime dhe kërkime për dëshminë e efikasitetit të këtij lloji të terapisë, shumë njerëz kanë arritur suksese dhe lehtësim të dhimbjeve me anë të kësaj metode. Kurse në vendet e lindjes kjo është gjëja e parë që miret për preventivë dhe shërim të suksesshëm. Sidoqoftë vlen të provohet se nuk ka asnjë anë negative përveç se dobisë.

 

Përktheu dhe përshtati nga gjuha gjermane: Suzana Hasani

(Visited 94 times, 1 visits today)
Top