Sexta-feira, 18/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mënyrat se si do shkatërroni fëmijën tuaj nëse tradhëtoni gruan tuaj!

Mënyrat se si do shkatërroni fëmijën tuaj nëse tradhëtoni gruan tuaj!

6 mënyrat se si do shkatërroni fëmijën tuaj nëse tradhëtoni gruan tuaj!

Sa herë që te beni nje veprim te gabuar,duhet te dini se i lendoni shume femijet tuaj. Nëse vendosni të jeni jobesnikë ndaj partnerit tuaj, gjithashtu duhet te dini se jeni duke shkatërruar edhe jetën e fëmijëve tuaj.

Lexoni gjërat që nuk duhet t’i tregoni fëmijës tuaj:

1. Fëmijët kanë më shumë gjasa të bëhen bashkëshortë të pabesë në të ardhmen
55 % e fëmijëve nga familjet ku një ose të dy prindërit jane jobesnike,edhe femijet janë gjithashtu të pabesë në moshe te rritur.

2. Ata përjetojnë llojin më të keq të tradhtisë që një njeri mund ta përjetojë
Nuk është e natyrshme që fëmijët të mësojnë se si të jetojnë me tradhëti pasi nuk janë krijuar me aftësinë për të kuptuar tradhtinë e një prindi.
Për fëmijët, tradhëtia nga një prind ndjehet si tradhëti për të gjithë familjen dhe ëndrrat e tyre të ardhshme. Është frika dhe pasiguria më e madhe që një femije mund ta ndiejë.

3. Ata do të fillojnë të shqetësohen rreth braktisjes
Fëmijët e kuptojnë se prindërit që u mashtruan nuk bënë asgjë për ta merituar atë braktisje dhe tradhëti (sepse askush nuk e meriton).
Fëmijët e prindërve jobesnikë rriten me një pasiguri dhe zhvillojnë një frikë të thellë të braktisjes. Kjo ndikon dukshëm në të ardhmen e tyre. Si një i rritur, këta individë kanë tendencë që t’i shtyjnë të gjithë ata që u tregojnë atyre dashuri, sepse kanë frikë se do t’i humbasin gjithsesi.

4. Fëmijët mësojnë të mos besojnë askend dhe asgje.
80% e këtyre fëmijëve nuk besojnë në dashuri kur arrijnë moshën madhore. Ata e kanë shumë të vështirë të besojnë se mund të kenë një familje të dashur. Një përqindje e madhe e tyre angazhohet në marrëdhënie të shkurtra, rastësore.

5. Ata do të zgjedhin midis 2 prinderve
Kjo ndodh në të gjitha divorcet. Fëmijët mendojnë se duhet të zgjedhin midis një prindi. Ajo që shumë prindër dështojnë ta kuptojnë plotësisht është se të dy prindërit e pranishëm në marrëdhëniet janë jashtëzakonisht të rëndësishem për fëmijët e tyre.

6. Dëmtimi zgjat përgjithmonë
Dëmi i pabesisë nuk fillon ditën kur fëmija mëson tradhtinë dhe nuk përfundon me ndarjen e prindërve të tij. Kjo tradhti do të ndryshojë dinamikën e tërë familjes – për pjesën tjetër të përgjithmonë. Dëmi që shkakton është i pa matshëm.

Nëse keni një familje, mendojeni mire para se të tradhtoni bashkëshortin tuaj. Mos harroni se po e krahasoni një aventurë të thjeshtë me dashurinë e pakushtëzuar të atyre që ju duan më shumë : bashkëshortja dhe fëmijët tuaj.

Burimi: //familyshare
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 283 times, 1 visits today)
Top