Sábado, 24/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Menuja ideale për të parandaluar tumoret

Menuja ideale për të parandaluar tumoret

tumoret

Menuja ideale për të parandaluar tumoret

Kanceri mund të parandalohet nëse modifikohet regjimi ushqimor. Ky është përfundimi i një sërë studimesh të financuara nga OBSH-ja. Rezultati i tyre është: zgjidhni një dietë vegjetariane, të pasur me disa lloje fruta-perimesh, eliminoni ushqimet e përpunuara dhe të varfra me fibra. Merruni sa më shumë me aktivitet fizik dhe hani të paktën 800 gr fruta në ditë për gjatë gjithë vitit. Mos pini alkool dhe përdorni sa më pak mishin, duke preferuar peshkun dhe mishin e pulës. Eliminoni në maksimum ushqimet e skuqura dhe përdorni vaj ulliri. Eliminoni kripën dhe ushqimet e konservuara. Disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se te fruta-perimet e freskëta që nuk gatuhen, ekzistojnë substanca të panumërta që ndikojnë në bllokimin e radikalëve të lirë, që në mjaft raste janë shkaktarë të shfaqjes së tumoreve. Disa studiues gjermanë kanë vërejtur se japonezët, që hanë shumë sojë, janë më pak të rrezikuar nga tumoret, sepse duket se ajo përmban disa substanca, të quajtura isoflavone, që janë estrogene natyrore, që arrijnë të bllokojnë receptorët për estrogenet njerëzore, duke mbrojtur nga kanceri i gjirit. Kjo substancë mund të gjendet te qumështi i sojës, farat dhe pluhuri i sojës. Një substancë tjetër me veprim antioksidant është melatonina, që është një hormon sekret i gjëndrrës pishore. Përveç se ndikon në gjumë, ka një veprim të madh antioksidant, që është dy herë më e lartë se i vitaminave E.

Studime të tjera kanë treguar se rreziku i kancerit të prostatës ulet deri në 35% te personat që përdorin një menu të pasur me licopen, një substancë që gjendet me shumicë te domatet.

Fibrat luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në parandalimin e kancerit, sepse përshpejtojnë kalimin e ushqimeve nëpër aparatin tretës, duke i penguar substancat mutagjene të hyjnë në kontakt të gjatë me mukozat e stomakut. Një element i rëndësishëm në luftën kundër kancerit është seleni. Në Kinë dhe në Zelandën e Re, në disa zona të varfëra me selen, janë regjistruar një numër i konsiderueshëm kanceresh. Duket se seleni në prani të vitaminës E arrin të mbrojë nga kanceri i mëlçisë. 

Në një studim të kryer nga Universiteti i Çikagos, që zgjati gati 5 vjet, u vu re se te 5000 persona që iu dha 200 mcg selen në ditë, u arrit të parandalohej në 69% të rasteve tumori i mëlçisë dhe i ezofagut.

Tre probleme të mëdha që ndikojnë për shfaqjen e tumoreve është ruajtja, gatimi i ushqimeve dhe prania e nitrosaminave.

Kështu, procesi i përpunimit eliminon shumë vitamina, fibra dhe një pjesë të mirë të kripërave minerale, p.sh. përpunimi i grurit në miell çon në humbjen 100 % të vitaminës A që përmban kjo bimë. Po kështu, gatimi i ushqimeve bën që të humbasin një pjesë e mirë e vitaminave, të bioflavonoideve dhe të strukturës proteinike.

(Visited 37 times, 1 visits today)
Top