Sexta-feira, 31/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Menta piperita (Nenexhiku,nana,menta)

Menta piperita (Nenexhiku,nana,menta)

nenexhiku menta mint nana

Përmbajtja: vaj eterik rreth 2%, pulegon 90%, menton, izomenton, taninë, glukozoide, flavonoide etj.

Përdoret:
– është antispazmatik
– antiseptic
– karminativ
– stomakik
– kunder kolles
– lehtson broniket
– përdoret për shërimin e organeve të trjetjes
– pengon fermnetimin në zorrvë,
– qetson dhembjet
– kundër crregullimeve menstruale me bazë nervore
– kundër pezmatimit të lëkurës.

Shumë kultura dhe tradita popullore i dedikojnë atij virtyte qetësuese, kundër kollës, kundër dhimbjeve dhe afrodiziakë. Në thelb, nenexhiku konsiderohet i tillë falë vetive shëruese të vajit të tij esencial, por edhe falë përbërësve si mentoli (42%), monoterpeni, seskuiterpeni, tanina, flavonidet, acidi ursolik dhe oleanolik.

Nenexhiku, i pranishëm në natyrë në lloje të ndryshme, është i njohur kryesisht si kurim natyral për shqetësimet e aparatit tretës për vetitë e tij antispazmike, stomatike, antiinflamuese. Mund të përdoret edhe për të kuruar sëmundje infektive që nuk kanë nevojë për antibiotikë, si koliti, cistiti i lehtë, kolla.

Nenexhiku është i dobishëm për stomakun dhe ulcerën, përveç se përdoret si dezinfektues për faringit, bronkit dhe astmë.

Mentoli, mendohet që kryen një veprim stimulues mbi oreksin, duke shtuar sekrecionet dhe fluksin e lëngjeve të stomakut.

Shumë i përdorur është edhe çaji i nenexhikut, jo vetëm si pije e ngrohtë karakteristike e vendeve arabe, por edhe për gargare dezinfektuese për gojën dhe grykën, larje të fytyrës për të luftuar
yndyrën e lëkurës. Esenca e nenexhikut, bashkë me sodën e bukës dhe kalciumin, përdoren për të përgatitur pastën e dhëmbëve.
Vetitë e nenexhikut, shfrytëzohen edhe për përdorime ushqimore, në veçanti për të aromatizuar pjatancat e sallatave, por edhe për prodhime të ëmbla, pije dhe likere.