Sexta-feira, 19/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mendimet negative, nxitëse të sëmundjeve



Mendimet negative, nxitëse të sëmundjeve

E dini që kur mërziteni apo kur mendoni negativisht jeni duke i rritur problemet shëndetit tuaj, kjo sepse mërzitja apo pezmi janë nxitëse të sëmundjeve.

Trupi dhe mendja mund të shihen si pasqyra të njëri-tjetrit, transmeton njoftimin Start. A mund të qëndroni drejt, me gjoksin përpara kur jeni të mërzitur? Apo të ngrysni vetullat, të kërruseni dhe të mblidhni duart kur ndiheni të lumtur? Sigurisht që nuk mund ta bëni. Trupi juaj merr formë sipas ndjenjave dhe mendimeve tuaja pozitive dhe atyre negative.

Të gjitha qelizat tona, muskujt hyjnë në rrugën e një ndryshimi të shpejtë fiziologjik në varësi të gjendjes sonë mendore. P.sh. kur nevrikoseni merrni frymëmarrje të shpejta dhe të shpeshta, rritet tensioni, rritet qarkullimi i gjakut në duar dhe nofull.

Kur mendoni diçka të keqe nga e kaluara apo thjesht një ëndërr të së ardhmes edhe trupi e shoqëron këtë mendim sidoqoftë ai. Në trup shfaqet gjallërimi i asaj ndjenje negative. Për këtë arsye ndjenjat dhe mendimet e përsëritura dhe të shpeshta negative dëmtojnë trupin dhe prodhojnë toksina. Dhe në një ditë të bukur shfaqen para jush si një sëmundje.

Ushqyerja e shëndetshme, konsumimi i bollshëm i ujit, marrja pjesë në aktivitete sportive është shumë e dobishme për të siguruar mbrojtjen e trupit. Por më e rëndësishmja është të mendojmë pozitivisht, të jemi optimistë. Sepse nëse nuk arrijmë të mendojmë pozitivisht atëherë sporti, ushqyerja e bërë me frikë nuk krijojnë asnjë efekt pozitiv mbi ju.

Një ndryshim pozitiv i bërë në trupin tonë ndikon pozitivisht në mendjen dhe ndjenjat tona. Pa mendoni pak, ta zëmë se keni shkuar në një dasmë, a nuk dëshironi të kërceni apo të merrni një propozim për kërcim. Ose ngriheni pak me përtesë dhe më pas filloni të kërceni me qejf. Pas pak e shihni se po zbaviteni dhe jeni në formë. Pse? Sepse mendja juaj i është përshtatur lëvizjeve të trupit. Ndonjëherë shkoni në sport dhe para se të mbaroni sportin filloni të ndiheni më mirë. Sepse ndryshimi i trupit dhe çlirimi i hormoneve ka ndikuar pozitivisht në trurin tuaj.





Trupi juaj merr formën e mendimeve dhe ndjenjave më të theksuara të përjetuara gjatë ditës. Nëse nuk mendoni ndonjë gjë të rëndësishme atëherë trupi hyn shpejt në formën e pozicionit me të cilin kaloni pjesën më të madhe të kohës. Sistemi automatik i kontrollit. Nëse jeni shumë të nevrikosur, të tillë mund të dukeni edhe në një moment kur jeni të qetë. Ose njerëzit mund t’ju pyesin ‘ Ç’të shqetëson? Dukesh i zemëruar’.

Bazuar në këtë informacion e kuptojmë shumë mirë se trupin mund ta fusim në një pozicion të shëndetshëm nëse nuk arrijmë të kontrollojmë mendjen tonë dhe gjithashtu mendjen mund ta kontrollojmë në rast të humbjes së kontrollit mbi trupin.

Kontrolloni mendjen dhe trupin për një jetë të shëndetshme. Nuk ju vjen asgjë e keqe nga mendimi pozitiv. Në të njëjtën kohë nuk ju ndodh asgjë nëse mbani trupin në pozicione pozitive, thjesht do të ndiheni mirë. Përkundrazi mendimet negative i sjellin më shumë shqetësime dhe sëmundje trupit

(Visited 14 times, 1 visits today)




Top