Sábado, 23/2/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
No Data

MENÇURIA E IMAM EBU HANIFES, RAHIMEHULLAH!



MENÇURIA E IMAM EBU HANIFES, RAHIMEHULLAH!

MENÇURIA E IMAM EBU HANIFES, RAHIMEHULLAH!

Thuhet se një natë një njeri kishte shkuar te Ebu Hanifja dhe i kishte thënë:

– Imam, para një kohe të gjatë kam futur nën tokë pasuri, mirëpo tani e kam harruar vendin. 
A mund të më ndihmosh në zgjidhjen e këtij problemi?

Imami i ishte përgjigjur se kjo nuk është punë e dijetarëve që ta zgjidhin këtë problem, mirëpo, për një çast i erdhi një ide dhe i tha:
– Shko dhe falu deri sa të vijë koha e sabahut dhe, me lejen e Allahut, do të rikujtohet vendi se ku e ke futur pasurinë tënde.





Kështu, njeriu shkoi në shtëpi dhe filloi të falet.
Papritmas, në namaz iu rikujtua vendi ku e kishte lënë pasurinë. Iku shpejt, e nxori pasurinë dhe herët në mëngjes shkoi tek Ebu Hanifja për ta lajmëruar se e kishte gjetur pasurinë dhe për ta falënderuar për ndihmën që ia kishte ofruar ai.
Kurse në fund e pyeti se si e kishte ditur që në namaz do i rikujtohet vendi ku e ka futur pasurinë?

– Unë e dija se shejtani nuk do të lërë të falesh tërë natën dhe do të preokupojë me rikujtimin e pasurisë, me qëllim që të humbësh nga shpërblimet e namazit, – tha imami.
– Kjo ishte arsyeja përse të këshillova që të falesh tërë natën.

Hoxhë Irfan Jahiu