Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Memorizimi i Kur’anit në 11 hapa



Memorizimi i Kur’anit në 11 hapa

Memorizimi i Kur’anit në 11 hapa (këshilla nga shejh Yasir Qadhi – përkthim)

?1.SINQERITETI – gjëja e parë për të cilën duhet të keni kujdes është nijeti(qëllimi).Nëse bëni nijet për të mirën,do ta mbërrini ate!
…mos e bëni për shfaqje para të tjerëve,mësojeni Kur’anin për ta fituar kënaqësinë e Allahut.
?2.VAZHDIMËSIA (në memorizim) – mësimi i vazhdueshëm (rregullisht) lehtëson memorizimin. Ibadeti nuk ka “fundjavë” andaj, ne ditë së paku duhet memorizuar 3 rreshta ose edhe 5 (në këtë mënyrë për 5-6 vite mund ta përfundoni hifzin)
?3.KOHA – filloje ditën me Kur’an.
Koha më e përshtashme për memorizim është koha pas namazit të sabahut.
?4.MJEDISI – bëni një vend të qetë ku do ta mësoni pjesën(e caktuar).Largoni gjithçka që ju tërhek vëmendjen,fikeni telefonin!
?5.MËNYRA – pjesën (e caktuar) çdo ditë mësojeni në kohën,vendin e njëjtë dhe nga mus’hafi i njëjtë.Mos i ndërroni mus’hafet (botimet e tyre ndryshojnë).Zgjedh një mus’haf për memorizim,me kohë ky mus’haf do të bëhet shumë i dashur dhe me vlerë për ty!
?6.MOS PRISINI NUMRA MAGJIK! – vazhdimisht bëni përsëritje,përsëritje,përsëritje…
Të lexuarit ose të ndëgjuarit e vazhdueshëm do t’ju ndihmojë shumë në memorizim.
?7.Mësojeni pjesën bashkë me përkthimin – para se të filloni lexojeni përkthimin (e pjesës).
?8.NDËGJOJENI FAQEN – para se ta mësoni (pjesën e caktuar) fillimisht ndëgjojeni nga një lexues i përsosur.
?9.GARONI! – zgjedh mikun me të cilin do të garoni në hifzin e Kur’anit.
?10.Fali sunnetet me hifzin tënd!
?11. PLANI I PËRSËRITJES – para se ta mësoni pjesën e re, ndani kohë për përsëritjen e pjesëve të mësuara.psh; mund të bëni përsëritje javore,ne këtë mënyrë ne fundjavë do përsërisni atë që e keni mësuar gjatë javës.





(Visited 9 times, 1 visits today)