Tuesday, 21/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mëllaga e bardhë – çaj mjekues



Mëllaga e bardhë – çaj mjekues

Mëllaga e bardhë

Rrënjët e prera, të qëruara dhe të thara, si dhe gjethet e mëllagës ose mollohires shërbejnë si drogë. Bima rritet zakonisht në zonat e ulëta, në vende më lagështi.

Përdoret kundër pezmatimit të rrugëve të frymëmarrjes dhe të fytit, për të lehtësuar nxjerrjen e gëlbazës; për të shpëlarë fytin dhe hundën; në pezmatime të rrugëve urinare dhe të zorrëve; në diarre.

Ndryshe nga çajrat e tjerë çaji i mëllagës së bardhë përgatitet duke e hedhur drogën në ujë të ftohtë. 1 lugë gjelle me drogë të grimcuar hidhen në një gotë ujë dhe përzierja lihet 6 orë. Pihen doza të tilla disa herë në ditë. Njësoj përgatitet çaji për gargarë dhe bëhet gargarë disa herë në ditë. Çaji i rrënjëve mund të përgatitet dhe duke hedhur drogën e grimcuar në ujë të përvëluar.





Përdoren dhe lulet e mëllagës së madhe (Althaea rosea) si zbutëse në bronkit; si laksative të lehta; kundër kollës. Çaji i kësaj bime përgatitet duke zier 2 lugë gjelle lule në 1 gotë ujë. Pihen 2-3 doza të tilla në ditë.





Categories

Archives