Friday, 18/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Melekët janë qenie të padukshme dhe të krijuara nga drita



Melekët janë qenie të padukshme dhe të krijuara nga drita

Melekët janë qenie të padukshme dhe të krijuara nga drita. Në lidhje me melekët dhe cilësitë e tyre, Kurani Kerim na jep këto të dhëna:
Ata janë krijuar para njerëzve. Janë plotësisht të bindur dhe të përkushtuar. I bënë sexhde Ademit, me urdhrin e Allahut (sexhde respekti e jo adhurimi). Nganjëherë, materializohen dhe paraqiten në formë të njeriut. Vendqëndrimi i tyre është qielli, por me urdhër të Allahut (xh.sh.), mund të zbresin edhe në tokë. Ata ndryshojnë sipas formave e pozitave. Një lloj i melekëve është i ngarkuar me detyrën e marrjes së shpirtrave të njerëzve që u ka ardhur vdekja. Një melek tjetër ka për detyrë t’i fryjë surit i cili paralajmëron ardhjen e Kiametit. Disa kanë për detyrë të kujdesen për komoditetin e banorëve të xhenetit. Disa të tjerë kanë për detyrë t’i japin mundime banorëve të xhehenemit. Disa kanë për detyrë të regjistrojnë veprat e njerëzve dhe disa të tjerë e shpien njeriun në dhënien e llogarisë në Ditën e Gjykimit. Gjithashtu ata dëshmojnë edhe kundër njerëzve edhe në favor të tyre.
Luten për besimtarët dhe kërkojnë për ta mëshirë e falje. I përgëzojnë besimtarët që ndodhen në çastet e vdekjes dhe i frikësojnë mëkatarët. Disa prej melekëve kanë për detyrë të marrin në pyetje njerëzit që sapo janë varrosur dhe disa të tjerë presin banorët e xhenetit duke u uruar mirëseardhjen.
Përgjithësisht, këto janë ato që ceken në Kuran në lidhje me melekët.