Sexta-feira, 20/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Më trego një punë që më fut në Xhenet dhe më largon nga zjarri

Më trego një punë që më fut në Xhenet dhe më largon nga zjarri

Nga Muadh ibn Xhebeli -radijAllahu anhu- transmetohet se ka thënë: ‘O i Dërguar i Allahut -salAllahu alejhi ue selem-, më trego një punë që më fut në Xhenet dhe më largon nga zjarri!” Ai -salAllahu alejhi ue selem- tha: Ke pyetur për një punë të madhe. Mirëpo ajo është e lehtë për atë të cilit Allahu i Madhëruar ia ka lehtësuar: Ta adhurosh Allahun të Vetëm duke mos i bërë shirk Atij, të falësh namazin, të japësh zeqatin, të agjërosh Ramazanin, të vizitosh Qaben (të kryesh haxhin). E pastaj vazhdoj dhe i tha: “A dëshiron të të udhëzoj kah dyert e së mirës? Agjërimi është mburojë, lëmosha shuan gabimin ashtu siç shuan uji zjarrin dhe namazi i njeriut në thellësinë e natës”, pastaj lexoi ajetin:

﴿تَتَجَافَىٰ جُنُوبُهُمۡ عَنِ ٱلۡمَضَاجِعِ يَدۡعُونَ رَبَّهُمۡ خَوۡفٗا وَطَمَعٗا وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ ١٦ فَلَا تَعۡلَمُ نَفۡسٞ مَّآ أُخۡفِيَ لَهُم مِّن قُرَّةِ أَعۡيُنٖ جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١٧﴾

“Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që iu kemi dhënë Ne. Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.” [Sexhdeh:16-17]

 

(Visited 139 times, 1 visits today)
Top