Quinta-feira, 18/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Me të vërtetë, Zoti im është ruajtës mbi çdo gjë



Me të vërtetë, Zoti im është ruajtës mbi çdo gjë

“Me të vërtetë, Zoti im është ruajtës mbi çdo gjë.”

Me të vërtetë Kurani na ka rrëfyer neve ngjarje (ndodhi) të të Dërguarve me të vetmin qëllim që të marrim mësime dhe të logjikojmë. Poashtu shohim sesi ngjarjet e të Dërguarve përngjasojnë njëra me tjetrën, të Dërguarit e Allahut dhe ata që i kanë pasuar ata kanë thirrur në të vërtetën dhe udhëzim, ndërsa popujt zakonisht atë që iu është servuar nga ana e të Dërguarve e kundërshtuan, u larguan dhe përgënjeshtruan, mirëpo tradita dhe ligji i Allahut në këto mospajtime mes të vërtetës dhe të kotës është përsëritur shpesh se fundi i takon të devotshmëve dhe shkatërrimi dhe fatkeqësia i takon pabesimtarëve dhe atyre që janë larguar (nga e vërteta).
Në tregimin e Hudit a.s me popullin e tij, na lajmëron Kurani Kerim se Hudi a.s e thirri popullin e tij në adhurimin e Allahut të Vetëm, që të kërkojnë faljen e Allahut për mëkatet e tyre me të cilat ishin ngarkuar dhe që të pendohen tek Allahu. E nëse ata i realizojnë këto gjëra të cilat i ka urdhëruar atëherë atyre do tju shtohet pasuri mbi pasuritë e tyre dhe forcë mbi forcën e tyre ngase ata ishin posedues të kopshteve të ndryshme, tokave pjellore dhe të ndërtesave. Mirëpo ky popull kundërshtuan (mësimet e Hudit a.s) duke mbetur në devijimin e tyre dhe këmbëngulën të jetonin në tiraninë e tyre. Pos kësaj ata akuzuan të Dërguarin e tyre se zotërat e tyre të cilët i adhuronin në vend të Allahut e kishin dënuar atë (Hudin a.s) me çmenduri. Kur Hudi a.s hasi në kundërshtimin e rreptë të tyre dhe adhurimin që ia bënin zotërave të tyre atëherë i lajmëroi popullin e tij se ai është larg nga adhurimi i idhujve të cilët i adhuronin ata, bile dhe i sfidoi ata dhe zotërat e tyre nëse posedojnë fuqi të i shkaktojnë dëm atij, ngase ai ishte i mbështetur bindshëm tek Allahu i Lartësuar dhe fuqishëm i bindur në përkrahjen e Tij, dhe besonte shumë bindshëm se Allahu do ta ndihmonte atë kundër tyre, andaj edhe Allahu vendosi shkatërrimin e zullumqarëve që kundërshtonin (argumentet e Allahut) dhe i ndihmoi besimtarëve të cilët besonin Zotin Një.
Hudi a.s veçse i kishte lajmëruar popullin e tij në debatet që ishin zhvilluar mes tyre se: “Me të vërtetë, Zoti im është ruajtës mbi çdo gjë.” Ky është raporti përfundimtar me të cilin përfundon ajeti dhe kjo pjesë është ajo e cila kërkojmë të ndalemi pak në të, ngase kjo pjesë e ajetit është përsëritur për ngjarje me fund të rëndësishëm edhe njerëzit tregohen të pakujdesshëm për këtë gjatë rrjedhave të jetës së tyre, problemeve dhe gëzimeve apo lumturive që i ndodhin gjatë saj.
Ruajtja do të thotë të ia dorëzosh çështjen Ruajtësit, ndërsa Ai e merr të mbrojturin dhe e vendos aty ku nuk mund ta arrij askush pos Ruajtësit të tij dhe është e lidhur me forcë dhe mposhtje (e të tjerëve). Pra, ajeti na e kujton se Allahu i Lartësuar është Vëzhgues i çdo gjëje dhe për çdo gjë është i Ditur, andaj askush nuk mund të humb nga veprat e robërve të Tij, e as nuk mund ta përfshijnë Atë mendjet e tyre, dhe patjetër do ti dënoj ata për mëkatet e tyre në këtë botë dhe në botën e Ahiretit, dhe se Ai padyshim është Ruajtësi i çdo gjëje. Askush nuk mund të i shkaktoj dëm Atij ngase Ai është mbi të gjithë dhe është i Fuqishëm për çdo gjë. Andaj i Lartësuar qoftë Ai i Cili është Mbajtësi dhe Ruajtësi i robërve të Tij, i ruan me kujdes dhe i siguron ata nga ajo që e sheh të nevojshme tradita e Tij dhe si do vullneti i Tij. E nga vullneti i Tij është se Ai i ndihmon të Dërguarve dhe atyre që i do, ndërsa i poshtron armiqët e Tij dhe armiqët e tyre kur ata këmbëngulin në mohim pasi që i janë paraqitur argumentet e qarta atyre.
Imam Rraziu thotë për fjalën e të Lartësuarit: “Me të vërtetë, Zoti im është ruajtës mbi çdo gjë”, se në të janë tre kuptime: 1. Ajeti ka për qëllim se Allahu është Ruajtësi i veprave të robërve të Tij derisa ti shpërblej për to. 2. Më ruan mua prej të keqës dhe planeve tuaja. 3.Është Ruajtës i çdo gjëje, ruan kënd të doj nga shkatërrimi dhe shkatërron kur të do. Ajo që është më e sakta është se ajeti i përmban të tre kuptimet, ngase Allahu i Lartësuar i ruan veprat e robërve të Tij që të ia jep shpërblimin për to ditën e llogaridhënies, poashtu ai i ruan robërit e Tij nga planet e atyre që i kurdisin dredhi, nga urrejtja e atyre që i urrejnë dhe nga padrejtësia e tiranëve. I pa të meta qoftë Ai i Cili ruan çdo gjë nga shkatërrimi kur të do dhe i shkatërron të gjithë kur të do.
Ndërsa Ibn Kethiri ka thënë se qëllimi i këtij ajeti : “Me të vërtetë, Zoti im është ruajtës mbi çdo gjë” është se Allahu i ruan veprat e robërve të Tij dhe shpërblimin për to, i pa të meta është Ai i Cili është Dëshmitar dhe Ruajtës i fjalëve dhe veprave të robërve të Tij dhe shpërblen dhe ndëshkon për to, qoftë ajo vepër e mirë ose e keqe.
Me këtë kuptim janë edhe ajetet: “…po All-llahu është mbrojtësi më i mirë..” “E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje.”

Përktheu dhe përshtati: Besim Krasniqi.





 

(Visited 5 times, 1 visits today)




Top