Sexta-feira, 19/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Më sill menjëherë shefin tënd! (Lexoje interesante)



Më sill menjëherë shefin tënd! (Lexoje interesante)

Një ditë, Kryeministri kinez vajti për të inspektuar një nga tregjet ku tregtohej mish. Tregu ishte i pastër dhe i rregullt.
Gjatë vizitës, Kryeministri dhe njerëzit e tij iu afruan një kasapi dhe filluan të bisedojnë ngrohtësisht.
Kryeministri:”Paske mish te mirë. Si shkon shitja?”
Kasapi:”Në përgjithësi mirë, por sot nuk kemi shitur as dhe një kilogram mish.”
Kryeministri kinez e pyeti:”E përse?!”
Kasapi iu përgjigj:”Për shkak të vizitës tuaj, të gjithë njerëzit nuk janë lejuar të hyjnë brenda në treg.”
I zënë paksa ngushtë, Kryeministri kinez i tha:”E po mirë, bëj gati katër kilogramë mish se do ti blej unë!”
Kasapi:”Më ndjeni, por nuk mundem tu shes mish!”
Kryeministri:”E përse?!”
Kasapi:”Sepse, për shkak të vizitës tuaj, na i kanë marrë të gjitha thikat dhe hanxharët me të cilët presim dhe ndajmë mishin.”
Kryeministri, i zënë dhe më ngushtë tha:”Mund të më japësh edhe pa nevojën e thikës, ja, ma jap gjithë këtë copën e mishit këtu!”
Kasapi:”Nuk mundem.”
I befasuar, kryeministri e pyeti:”E çfarë ka që nuk shkon tani? Përse nuk mundesh?”
Kasapi:”Sepse unë nuk jam kasap, por jam oficer policie.”
Kryeministri e humbi toruan dhe bërtiti:”Më sill menjëherë shefin tënd!”
Kasapi:”Edhe ai po shet mish në anën tjetër!”

Elmaz Fida





 

(Visited 26 times, 1 visits today)




Top