Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

MË MJAFTON NJË BURRË, I CILI E NJEH ALLAHUN!!

MË MJAFTON NJË BURRË, I CILI E NJEH ALLAHUN!!

burri dhe gruaja

Thanë: Ku do të banosh?

U përgjigja: Në çdo vend ku jetoj me të, për mua është Xhenet, edhe nëse jetoj në shtëpi nga balta!

Thanë: Çka posedon ai, çfarë pasurie ka?

U përgjigja: Me vete e ka krijesën më të mirë!

Thanë: Si do kënaqesh në jetë, kur ai nuk posedon as pasuri, e as prejardhje, e as pozitë?

U përgjigja: Me nënshtrimet e tona ndaj Allahut, do të jetojmë kohërat më të mira të jetës!

Thanë: Do të humbsh shumë nga kënaqësitë dhe zbukurimet e jetës nëse jeton me të?

U përgjigja: Mua më mjafton një burrë, i cili e njeh Allahun.

I cili veshët m’i kënaq me fjalët më të buta.

Më ndriçon jetën time me buzëqeshje.

Gjithmonë më përmend në lutjet e tij.

Dhe kohërat më të mira të jetës tonë i kalojmë në adhurime!!

Kjo është ajo që ne e duam, mirëpo familjet tona kanë tjera mendime!

O Zot! Më bashko me atë që e shpresoj në dynja dhe në Xhenet!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

(Visited 26 times, 1 visits today)
Top